Një armë e gjuetisë dhe një kuti për mbajtjen e municionit janë gjetur dhe konfiskuar në një kamion që drejtohej nga një shtetas i Serbisë.
Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur në Terminalin Doganor në Ferizaj pasditen e së mërkurës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se në një kamion që kishte ardhur nga një shtet tjetër, e që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë , është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjuetisë dhe një kuti për mbajtjen e municionit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport/teve1.info/