Policia e Kosovës ka sekuestruar 24 armë të ftohtë (thika), në pikën kufitare në Merdar, të cilat janë gjetur gjatë kontrollit në një autobus.
Sipas komunikatës në konsultim dhe autorizim të Prokurorit thikat janë sekuestruar dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Policia Kufitare e Kosovës, stacioni policor kufitar në Merdar, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll të kufirit, më datë 03.12.2023 rreth orës 09:30 në hyrje, gjatë kontrollimit të autobusit Mercedes me targa vendore ka hasur në njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika)”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa që hetime tjera lidhur me rastin janë në proces./teve1.info/