TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia e Kosovës shpalos planin për zgjedhjet parlamentare

by TËVË 1
2 vjet ago
1
A A
Rritet numri i ankesave ndaj policëve për keqtrajtim të qytetarëve

Policia e Kosovës ka hartuar urdhrin operativ policor me kohë dhe ka bërë të gjitha planifikimet e saja policore lidhur me zgjedhjet, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Policia thotë se me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor është paraparë të angazhohet një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik.

Ndërkohë është bërë e ditur se sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës.

“Ky plan operativ ka paraparë katër faza:

1) Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese,

2) Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore,

3) Garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve dita (Z),

4) Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftim thuhet se faza e parë tani veçse është realizuar, përderisa janë në fillim të zbatimit të fazës së dytë, për të vazhduar sipas planit me fazat tjera, deri në përfundim të procesit zgjedhor.

“Sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ për këtë proces zgjedhor është:

  • Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.
  • Sigurimi i qendrave të votimit, këshillave komunale të zgjedhjeve, depove komunale, qendrës së numërimit të rezultateve dhe depove qendrore.
  • Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor.
  • Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj”.

Policia e Kosovës, bazuar në memorandumin e bashkëpunimit në mes të Policisë, Prokurorisë dhe KQZ-së, ka caktuar zyrtarë/hetues në të gjitha drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti të mundshëm që ndërlidhet me procesin zgjedhor, nën autorizimet e prokurorëve të caktuar për këtë çështje nga Prokuroria e Shtetit.

“Po ashtu janë caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në si dhe janë dhënë udhëzime për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor.

Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre.

Raportoni, nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, në adresën elektronike [email protected] si dhe në stacionet më të afërta policore”.

Tags: Policia e Kosoveszgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë merr formë, Rama poston pamje

Rama ka kërkuar nga Gjykata Supreme që ta shqyrtojë me prioritet rastin që lidhet me NPB-në

“Trepça” jep detaje për ngujimin e 63 minatorëve: 54 dolën nga shkallët emergjente, 9 pritën rikthimin e energjisë

“Trepça” jep detaje për ngujimin e 63 minatorëve: 54 dolën nga shkallët emergjente, 9 pritën rikthimin e energjisë

Arrestohet burri që dha ryshfet për tu mos lajmëruar që ishte duke prerë dru

Arrestohet burri që dha ryshfet për tu mos lajmëruar që ishte duke prerë dru

Ramadani kërkon përgjegjësi pas ngujimit të 63 minatorëve të Trepçës

Kanosi ish të dashurën, arrestohet burri në Prishtinë

Kanosi ish të dashurën, arrestohet burri në Prishtinë

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA’së zbulon detajet

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA’së zbulon detajet

Humbja e talentëve nga Gjermania, drejtori i Bayernit përmend edhe Erblin Osmanin

Humbja e talentëve nga Gjermania, drejtori i Bayernit përmend edhe Erblin Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën