TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Policia e Kosovës pjesë e Konferencës së DEA-s në ShBA

by teve1
6 muaj ago
0
A A
Nën kërcënimin e sëpatës një personi në Gjilan i grabiten zinxhiri dhe ora e dorës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë pjesë në Konferencën e 39-të Ndërkombëtare të DEA-s për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave (IDEC), të mbajtur në Nashville, Tennessee, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftim bëhet e ditur se, pjesëmarrja është bërë e mundur me mbështetjen dhe koordinimin e Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnim në Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së (DOJ-ICITAP) dhe zyrës së Administratës për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave (DEA) në Athinë.

“Përfaqësues i Policisë së Kosovës ishte z. Reshat Murseli, Drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN), dhe tre anëtarë të ekipit të tij hetimor. Pjesëmarrja e tyre u bë e mundur nëpërmjet mbështetjes së vazhdueshme të ICITAP, Ekipit të DEA-s në Athinë, dhe në partneritet me Ambasadën e SHBA-së në Pristinë dhe Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), ndihma e së cilës ka qenë instrumentale në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, me temën “Uniteti Global për një të Ardhme më të Sigurt: Forcimi i Aleancave Kundër Krimit Transnacional”, konferenca mblodhi së bashku zyrtarë të lartë nga mbi 130 vende.

“Pjesëmarrësit adresuan kërcënimet globale në zhvillim për drogat sintetike, qarkullimi i paligjshëm financiar dhe sfidat më të gjera të krimit të organizuar transnacional”, nënvizohet në njoftim.

Tutje theksohet se gjatë konferencës, delegacioni i Kosovës është takua me Administratorin e DEA-s, Terrance Cole, me të cilin siç thuhet kanë diskutuar profesionalizmin dhe rolin në rritje të Policisë së Kosovës në bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar lidhur me sigurinë.

“ Të dyja palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në luftën kundër narkotikëve dhe rrjeteve të krimit të organizuar”,

Përveç kësaj, përfaqësuesit e Policisë së Kosovës u angazhuan në diskutime me homologë nga agjenci të ndryshme ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, duke shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim më të thellë, në shkëmbim te informatave, praktikat më të mira dhe përpjekjet e përbashkëta operative për të luftuar trafikimin global të drogës.

Policia e Kosovës mbetet fort e përkushtuar ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar në zbatim të ligjit dhe shpreh mirënjohje të thellë ndaj DOJ-ICITAP, INL dhe Ambasadës së SHBA-së në Prishtina për mbështetjen e tyre të palëkundur në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të qëndrueshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Vetaksident në Pejë, lëndohet një person

AGK dënon deklaratat e Kurtit në Kuvend ndaj mediave dhe gazetarëve

AGK dënon deklaratat e Kurtit në Kuvend ndaj mediave dhe gazetarëve

Konjufca dhe ambasadori Malaj diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Konjufca dhe ambasadori Malaj diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë

SpaceX i Elon Musk gati të dalë në bursë me aksione prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk gati të dalë në bursë me aksione prej 1 trilion dollarësh

Dritën pas largimit nga Evropa e pret derbi me Prishtinën, në Superligë

FFK-ja publikon orarin e javës së 27-të, duele vendimtare në Superligë

Konjufca dhe ambasadori Malaj diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Konjufca dhe ambasadori Malaj diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë

KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë

Rama: Demonstratat e 1981, dëshmi e guximit dhe përkushtimit ndaj lirisë

Rama: Demonstratat e 1981, dëshmi e guximit dhe përkushtimit ndaj lirisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën