Në veri të vendit është duke u zhvilluar aksion i forcave të Policisë së Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për tëvë1.info, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Po, është duke u zhvilluar aktivitet i bastisjes nga ana e policisë dhe tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë në një përgjigje të shkurtur Elshani.
Ndryshe, në tri ditët e fundit tri sulme kanë ndodhur në veriun e Kosovës. Më pak se 24 orë pas sulmit me granatë dore në ndërtesën e Komunës në Zveçan, ka ndodhur një shpërthim në rrjetin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.
Autoritetet qendrore të Kosovës, për sulmin që kanë cilësuar terrorist, e bëjnë përgjegjëse Serbinë. Sulmet janë dënuar edhe nga SHBA-ja e BE-ja. /teve1.info/