TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia e Kosovës dhe as KFOR-i, nuk ofruan siguri për gazetarët që raportuan nga Zveçani

Të hënën për tri orë, ekipi i Tëvë1 dhe dhjetëra gazetarë shqiptarë mbeten të ngujuar në lokalin e një qytetari serb të Zveçanit. Krejt kjo pasi protestuesit serb filluan përleshjet me pjesëtarët e KFOR-it. As këta të fundit dhe as Policia e Kosovës nuk iu ofroi ndihmë për largim të sigurt nga aty. Detajet e gjithë kësaj na i sjell kronika e përgatitur nga gazetari

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Policia e Kosovës dhe as KFOR-i, nuk ofruan siguri për gazetarët që raportuan nga Zveçani

Dhjetëra gazetarë shqiptarë po raportonin minutë pas minute atë që po ndodhte të hënën në Zveçan.

Këtu qytetarët serbë, kishin nisur protestën, për ta penguar punën e kryetarit të ri të kësaj komune, Ilir Pecit.

Njëri nga gazetarët që raportoi nga këtu, ishte Sylejman Sylejmani nga Radio Televizioni Dukagjini.

Por për asnjë moment të kësaj dite, Sylejmani thotë se nuk u ndie i sigurt ta bënte punën e tij.

“Që prej mëngjesit kur kemi qenë në Zveçan për të raportuar, nuk kemi qenë të sigurt, që nga incidenti mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve, kur u hodh gaz lotsjellës, më pastaj KFOR e kishte situatën në kontroll. E kemi parë që ne kërkuam ndihmë në një lokacion të pasigurt, mirëpo as Policia e Kosovës e as KFOR-I nuk na i ofruan ndihmën e cila do duhej t’i ofrohej gazetarëve në situata të tilla”, thotë ai.

Ndërkohë orët e pasdites, sollën një pamje krejt tjetër.

Pas disa tentimeve për të negociuar, protestuesit serbë filluan të hidhnin gjësende të forta drejt pjesëtarë të KFOR-it.

Më pas, erdhi edhe kundërpërgjigja e këtyre të fundit.

Ndërsa në gjithë këtë situatë, nuk u afrua asnjë siguri për gazetarët.

Ekipi i Tëvë1 së bashku me gazetarët e tjerë, strehim gjetën në një lokal te një qytetari serb, afër objektit të komunës.

Por, sipas Leonita Bajramit, gazetare në Top Channel, as qëndrimi këtu nuk ofronte siguri.

“Është rekomanduar që të qëndrojmë në atë lokal, në mënyrë që të na largojnë të sigurt. Megjithatë aty vërehej se mungonte siguria, meqë në krahun tonë të djathtë qëndronin protestuesit serbë, të cilët sulmonin KFOR-in, dhe na sulmonin edhe ne kur dilnim të xhironim, na sulmonin edhe neve gazetarëve”, thotë ajo.
Por, edhe në lokalin pranë të cilit hidheshin mjete shpërthyese, gazetarët vazhduan ta bënin punën e tyre.
Për largimin e sigurt nga këtu, disa herë u kontaktua Policia e Kosovës.

Meqë këtë nuk mund ta bënin këta të fundit, filluan tentimet që kjo punë t’i besohej KFOR-it.

Por, cila ishte përgjigja e tyre?

“Përgjigja e tyre ishte që ne jemi të lirë të shkonim, na i tregonin rrugën, në të cilën qëndronin personat e maskuar. Ne kërkonim një korridor të sigurisë për t’u larguar, dhe këtë të na i ofronin ata”, ka thënë Xhemajl Rexha, kryetar i AGK-së.

Pas tri orëve qëndrim në këtë lokal, gazetarët të ndihmuar nga pronari i lokalit, që ishte serb lokal, filluan largimin nga ky lokal.

Por, këtë u desh ta bënin në këmbë, mes maskave që pak minuta më parë përdoren edhe armët e zjarrit kundër organeve të rendit.

Tëvë1 ka pyetur edhe në Policinë e Kosovës, se pse nuk ofroi siguri për gazetarët në Zvecan të hënën, në një situatë të tillë të tensionuar.
Por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.

Tags: Gazetarëtraportimi nga veriu
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana ndalon pasagjerin me stoli argjendi të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

Dogana ndalon pasagjerin me stoli argjendi të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

Nxirret trupi i pajetë i 57-vjeçarit nga Kosova që ra në lumin Moraça

Nxirret trupi i pajetë i 57-vjeçarit nga Kosova që ra në lumin Moraça

U suspenduan se përqeshën Dimal Bashën, i rikthehen punës katër policët

U suspenduan se përqeshën Dimal Bashën, i rikthehen punës katër policët

Rohde: Kurti s’u bind që të bëjë kompromis në përfaqësimin e Kosovës në CEFTA

Rohde përgënjeshtron Listën Serbe: Integrimi i arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë parashihet në marrëveshje

Noti nuk është vetëm një aktivitet argëtues, por vjen me këto përfitime shëndetësore

Noti nuk është vetëm një aktivitet argëtues, por vjen me këto përfitime shëndetësore

Universitetet e Kinës e ndihmojnë Rusinë t’i kundërpeshojë sanksionet e Perëndimit

Universitetet e Kinës e ndihmojnë Rusinë t’i kundërpeshojë sanksionet e Perëndimit

Kujdes me këto ushqime, rrisin nivelet e stresit

Kujdes me këto ushqime, rrisin nivelet e stresit

Dogana ndalon pasagjerin me stoli argjendi të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

Dogana ndalon pasagjerin me stoli argjendi të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

Real Madridi po përmirëson kontratën e njërit prej lojtarëve të rinj

Real Madridi po përmirëson kontratën e njërit prej lojtarëve të rinj

Kosova bie tetë pozita në renditjen e FIBA-s

Kosova bie tetë pozita në renditjen e FIBA-s

Nxirret trupi i pajetë i 57-vjeçarit nga Kosova që ra në lumin Moraça

Nxirret trupi i pajetë i 57-vjeçarit nga Kosova që ra në lumin Moraça

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën