Njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësisë elite të Policisë së Kosovës FIT, kanë arrestuar një person i kërkuar nga Gjermania për veprën penale vrasje dhe grabitje.
Ai është arrestuar në orën e mbrëmjes të së enjtes në Mitrovicë.
“Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për Krime të Renda i dyshuari tani më i arrestuar, me iniciale (G. V.) viti i lindjes (1997) dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura tjera të parapara për raste të tilla. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit, përderisa angazhime aktive janë duke u realizuar dhe do të realizohen në vazhdimësi edhe në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.