TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Policia demanton propagandën e Serbisë për rastin në veri

Përmes një konference të jashtëzakonshme për media, drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje për një incident që ndodhi më 23 maj në veriun e Kosovës. Ai ka thënë se nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e maturantit serb, i cili u ndalua nga Policia e Kosovës, pasi me bashkëmoshatar të tij po provokonin qytetarë të ulur në kafenetë që ndodhen në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut.

by Fëllënza Krasniqi
8 muaj ago
1 0
A A

Shenjat që i kishte në qafë, po del të mos kenë qenë shenja dhune.
Ato, sipas Policisë së Kosovës ishin vetëm disa vizatime me ngjyrë të kuqe, të cilat ky i ri serb i bëri bashkë me shokët e tij.

Në këtë mënyrë, me prezantim të fakteve, Policia e Kosovës po hedhë poshtë pretendimet se ndaj këtij maturanti të komunitetit serb, u përdor dhunë e tepruar nga zyrtari policor Dylot Brahimi.

Për t’i prezantuar provat, në një konferencë për media u paraqit vet drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

“Në këto imazhe është vërtetuar që shenjat me ngjyrë në qafë i njëjti i kishe pasur edhe para veprimit/ intervenimit të zyrtarëve tonë policorë. Ku shenja të tilla me ngjyrë kanë pasur edhe personat e tjerë pjesëmarrës në këtë defilim. Po ashtu edhe në deklaratën e tij zyrtare të vetë palës që e ka dhënë dje në stacionin policorë në Mitrovicë të cilën e ka dhënë në prezencë të prindit të tij ka thënë se këto shenja janë të vendosura me ngjyrë markeri nga shokët e klasës së tij”, tha drejtori i PK-së.

Policia e Kosovës, sipas Hoxhës ndërhyri në këtë ecje të maturantëve, vetëm për të mos eskaluar situata, pas provokimeve të këtyre të fundit.

“Gjatë zhvillimit të defilimit saktësisht te pjesa e kafiterive disa pjesëmarrës kanë filluar të provokojnë qytetarët që kanë qenë ulur në kafiteri me thirrjet Kosova është zemra e Serbisë dhe duke bërë simbolin me tre gishtërinjtë në këto rrethana me qëllimin e vetëm që situata të mos përshkallëzohet mes nxënëseve dhe qytetarëve që kanë qenë në kafiteri, kanë ndërhyrë pjesëtarët e policisë së Kosovës që kanë qenë të caktuar për mbarëvajtjen e manifestimit apo defilimit”, u shpreh Hoxha të dielën në një konferencë për media.

Që nga ky rast, drejtori i përgjithshëm i Policisë tregoi se zyrtari policor është duke u përballur me kërcënime të rënda.

“Sa i përket kërcënimeve zyrtari policor ka pranuar kërcënime në rrjetet sociale të cilat menaxhohen nga grupet e Serbeve në Veri duke bërë thirrje për vrasjen e tij dhe duke kthyer atë në një kufomë apo xhenaze siç kanë thënë ata. Këto kërcënime/ kanosje do të trajtohen seriozisht nga Policia e Kosovës”, tha Hoxha.

I gjithë rasti, sipas drejtorit Hoxha u bë kaq mediatik, për shkak të propagandës serbe.

“E gjithë kjo është një përndjekje e policëve tanë dhe kjo propagandë e vazhdueshme e fabrikuar dëshmon se Policia e Kosovës është bërë traget i sulmeve hibride që burimin e kanë ën Beogradin zyrtarë”, u shpreh Hoxha.

Për zyrtarin policor Dylot Brahimi, shteti i Serbisë tashmë ka lëshuar një fletarrest.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Bugaqku: Hetimi të mos ndalet te komisionerët, por të përfshijë edhe kandidatët

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Spahiu thotë se manipulimet me vota janë bërë në mënyrë të organizuar

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Emisioni “Info Nata” 19.01.2026

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e njohjes së Kosovës

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën