Në njoftim thuhet se Policia ka reaguar menjëherë dhe e ka lokalizuar të dyshuarin.
Bëhet e ditur se gjatë bastisjes së automjetit të dyshuarit i është gjetur një pushkë.
Teksa me urdhër të prokurorit të njëjtit i është bastisur edhe shtëpia, ku i janë gjetur dhe sekuestruar 13 fishekë dhe 8 krehër të fishekëve.
“Gjatë bastisje së automjeti, në bagazh është gjet një pushkë gjysmë automatikë , ndërsa në gjepat e tij janë gjet katër fishek. Pasi që është informuar prokurori me urdhër të tij, të njëjtit i është bastisë edhe shtëpia. Në shtëpi i janë gjet 13 fishke dhe 8 krehër të fishekëve”, thuhet në njoftim.
Arma, municioni dhe provat tjera janë sekuestruar, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./teve1.info.