TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Polici Shala jep dëshmi për rastin “Banjska”: Sulmi terrorist nga bandat kriminale serbe ka qenë super i organizuar

nga Tëvë1
12 Qershor, 2025
1
A A
Polici Shala jep dëshmi për rastin “Banjska”: Sulmi terrorist nga bandat kriminale serbe ka qenë super i organizuar

Zyrtari policor, Avni Shala ka dhënë dëshminë në dëshminë e tij në Gjykatën Themelore të Prishtinës ku po mbahet seanca e radhës për rastin “Banjska”.

Në dëshminë e tij para trupit gjykues, Shala ka treguar detajet se si u njoftuan ata për barrikadat e vendosura më 24 shtator në Banjskë.

“ Me datë 24 shtator kam qenë në stacionin policor në Zvecan, rreth orës 2 përmes radiolidhjes kemi dëgju nga kolegët e pikës kufitare se në Banjskë janë vendosur barrikada. Pasi Banjska është në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor të Zvecanit, kolegët janë përgatitur për të shkuar në teren. Gjithsej kanë qenë katër kolegë, mes tyre edhe rreshteri Afrim Bunjaku. Me dy vetura janë nisur në drejtim të Banjskës. Unë si polic i trafiku kam kërkuar nga kolegët që të shkojmë edhe në të shoqërojmë kolegët pasi kemi vlerësuar se ata janë pak, 4 policë. Jemi nisur përafërsisht 5 minuta pas tyre.

Para se të mbërrijmë në vendin e ngjarjes, më kujtohet se rreshteri Bunjaku kanë ndaluar një automjet dhe aty i kemi zënë, dhe jemi bashkuar tre njësi. Prej aty jemi nis në drejtim të barrikadës. Automjeti i parë qe ka pri ka qenë vetura me Fahri Shala dhe Sedat Dushi, e vetura tjetër Afrim Bunjaku dhe Elez Peci, dhe në veturën e tretë unë dhe kolegu Halim Behrami. Kemi arritur në afërsi të barrikadës, jemi parkuar në cepin e majtë të rrugës dhe kemi dalë nga automjetet të gjithë. Jemi nisur në drejtim të barrikadës për të shikuar vendin e ngjarjes. Mbaj mend që vendi ku ka qenë barrikada, komplet ne kemi qenë në ndriçim publik, ndërsa pas barrikadës nuk ka pasur ndricim publik dhe komplet fshati Banjskë nuk ka pasur ndriçim publik, madje mund të them se as në shtëpia nuk ka pasur ndriçim. Rreshteri Bunjaku ka arritur që të bisedoj me kolegët e Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë. Dhe ne të gjithë kemi vazhduar përpara për të shikuar e dëgjuar, se cka tutje. Në atë moment, një koleg, Elez Peci, ai ka thënë me zë të lartë “Djema, këtu diçka nuk është në rregull, shpërndahuni se mund të jetë kurth”, këtë e ka përsëritur disa herë”, ka deklaruar ai në seancë.

Derisa, ai tregoi se si u u vra reshterri Bunjaku, ku pastaj mori armën e tij dhe u kthye në stacionin policor në Zveçan.

“Atë moment jemi shpërndarë, krejt kjo ka ndodhur në një periudhë të shkurtë diku brenda 10 sekondave. Pastaj është dëgjuar një fishkëllime e pastaj një detonim që ka shkaktuar një zbardhje të të gjithë rrugës.  Në të njëjtën kohë, janë dëgjuar të shtëna armësh, ku në bazë të krismave kanë qenë të kalibrave të ndryshëm. Këmba doras jam kthyer tek vetura dhe kam filluar të shtie në drejtim të sulmuesve. Pas disa momentesh jam kthyer me shikim kah barrikada dhe e kam vërejtur një person të shtrirë. Aty nuk kam mundur të vërej se kush është. Më pas i kam pas disa kolegë qe kanë arritur ta marrin njërën veturë dhe e kanë tërhequr rreshterin Bunjaku, e kanë futur në automjet mes plumbave. Dhe kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Ne në atë kohë i jemi përgjigjur zjarrit me aq sa kemi pasur mundësi, aq sa kemi pasur municione. Për sa kohë kemi vazhduar nuk e di, se minuti në ato momente është orë. Më pas ka ardhë një njësi e autoblindës, ku janë afruar tek kolegët e tjerë. Ka ardhë një autoblindë tjetër dhe kolegu arriti të hyjë në autoblindë, e unë e kam shfrytëzuar mbulimin nga kolegët të hyjë në veturë dhe ta tërheq nga vendi i ngjarjes. Ku pastaj kemi vazhduar për në Spital, ku kam kuptuar se rreshteri ka ndërruar jetë. Aty e kam marre helmetën dhe armën e rreshterit dhe jam kthyer në stacion. Pasi mendohej se ky stacion mund të sulmohej. Aty ishin pak policë, 3-4 zyrtarë. E më pas nisën të vijnë kolegë të tjerë, ku më pas unë jam liruar për në shtëpi”, ka treguar ai tutje.

Madje, zyrtari policor ka treguar për sharjet që i ka dëgjuar në gjuhën serbe.

Sipas zyrtarit policor, sulmi terrorist i organizuar nga bandat kriminale serbe ka qenë i organizuar mirë dhe i rrezikshëm.

“Pas detonimit dhe gjuajtjeve nga anë të ndryshme nga fshati, kam dëgju më vonë sharje në gjuhën serbe dhe rafalle. Në fillim të detonimin nga veshët nuk dëgjonim mirë. Por më pas kam dëgju sharje e rafalle. Nuk kam pas mundësi të shoh përpara njerëz se kanë qenë kamionët, ka qenë errësirë. Por kam dëgjuar zëra, sharje, krisma, kam parë dronin.  Errësirë e plotë. Kolegët e stacionit bashkë me ata të kufirit kanë dëmtuar ndriçimin publik, pasi unë kam gjuajtur tek ndriçimi por nuk kam arritur ta qëlloj pasi edhe kisha frikë se municioni mund të harxhohej dhe nuk doja ta harxhoja kot. Instiktivi mbijetesës na ka organizuar, ne kemi mbështetur me zjarr njëri tjetrin. Jemi organizuar vetvetiu për m’u mbrojte. Nuk kam hasur në diçka të tillë në gjithë përvojën time në disa njësi të policisë. Ky ka qenë diçka tjetër. Duke marrë parasysh krismat e kalibrave të ndryshëm, i bie që ky grup ka qenë i organizuar mirë dhe ka qenë rrezik. Ne jemi të përgatitur por jo të këtij niveli. Kanë ditur të operojnë. Nëse më thua të qëlloj me zollë, unë nuk di. Pasi nuk kam atë përgatitje. Këta njerëz kanë qenë super të organizuar dhe super të stërvitur”, ka shtuar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 70 të vrarë dhe 320 të plagosur nga sulmi i Izraelit në Iran

Mbi 70 të vrarë dhe 320 të plagosur nga sulmi i Izraelit në Iran

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Ferizaj, dyshohet se është  72- vjeçari i raportuar i zhdukur

Sulmi i Izraelit në Iran, Bilalli:  Lindja e Mesme ka marrë një kahje të rëndë

Sulmi i Izraelit në Iran, Bilalli:  Lindja e Mesme ka marrë një kahje të rëndë

Osmani në takim me kryeministrin japonez, biseduan për bashkëpunim ekonomik

Osmani në takim me kryeministrin japonez, biseduan për bashkëpunim ekonomik

Gjiganti turk synon transferimin e Neymarit

Gjiganti turk synon transferimin e Neymarit

Wirtzi te Liverpooli për 116 milionë funte, por nuk thyhet rekordi

Wirtzi te Liverpooli për 116 milionë funte, por nuk thyhet rekordi

Ferizaj transferon mesfushorin e Singaporit

Ferizaj transferon mesfushorin e Singaporit

Mbi 70 të vrarë dhe 320 të plagosur nga sulmi i Izraelit në Iran

Mbi 70 të vrarë dhe 320 të plagosur nga sulmi i Izraelit në Iran

Izraeli sulmon bazën më të madhe të pasurimit të uraniumit në Iran

Izraeli sulmon bazën më të madhe të pasurimit të uraniumit në Iran

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Ferizaj, dyshohet se është  72- vjeçari i raportuar i zhdukur

OKB raporton ‘kolapsin e plotë të internetit dhe shërbimeve të të dhënave’ që paralizojnë operacionet e ndihmës në Gaza

OKB raporton ‘kolapsin e plotë të internetit dhe shërbimeve të të dhënave’ që paralizojnë operacionet e ndihmës në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X