TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Polici që dyshohet për kontrabandim dhe lidhje me BIA-n serbe kërcënon ekipin e TËVË1

by Tëvë1
2 muaj ago
66
A A
Polici që dyshohet për kontrabandim dhe lidhje me BIA-n serbe kërcënon ekipin e TËVË1

Zyrtari policor Gazmend Kajtazi ka kërcënuar gjatë ditës së sotme një ekip të TËVË1, të përbërë nga gazetari Venhar Isufi dhe kameramani Valmir Gashi.

Kërcënimi ka ndodhur vetëm një ditë pasi TËVË1 raportoi për dyshimet e bazuara se Kajtazi është duke bashkëpunuar me kontrabandues në veri të vendit, si dhe për dyshimet e organeve të sigurisë, se Kajtazi është i përfshirë edhe në bashkëpunim me BIA-n serbe.

Ngjarja e sotme ka ndodhur para objektit të komunës së Zveçanit, dhe gazetari Venhar Isufi e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës.

Në deklaratën e dhënë në polici, gazetari Isufi ka treguar se një veturë e tipit AUDI A4 ngjyrë e zezë, i është ndalur para tij, me të dal nga objekti i komunës, pasi kishte realizuar një intervistë me kryetarin Ilir Peci.

Brenda në veturë, Isufi ka treguar se kanë qenë shefi i njësisë së intelegjencës së policisë së Kosovës, N.B, dhe zyrtari policor, Gazmend Kajtazi.

N.B i ka thënë gazetarit Isufi se “a po dëshiron ta bësh një fotografi me policin Kajtazi”, dhe gjithashtu ka thënë se të gjitha ato që janë raportuar një ditë më parë janë të pavërteta.

Pas një diskutimi të shkurtë, vetura është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe Isufi pastaj rastin e ka raportuar menjëherë në organet e rendit.

Vlen të theksohet që vetura e njëjtë, e ka përcjellur sot ekipin e TËVË1 gjatë gjithë kohës sa ka qëndruar në veriun e Kosovës.

Në kronikën e publikuar ditën e djeshme më 15 tetor 2025, TËVË1 për shkak të korrektësisë dhe profesionalizmit, nuk e ka zbuluar identitetin e zyrtarit policor Gazmend Kajtazi.

Raportimi i djeshëm zbardhë dyshime të bazuara se Kajtazi, ka lidhje të forta me një grup që dyshohet se po vazhdon të operojë me kontrabandë në veriun e Kosovës.

Për këtë fakt, TËVË1 ka publikuar disa fotografi të Kajtazit, duke u shoqëruar me grupin e kontrabandës në veri, nofka e të cilëve është “Limuncat”.

Pjesë e grupit janë Millosh Vicentijevic dhe Miljan Vicentijevic, të cilët kanë lidhje biznesore me Radule Stevic, personi i cili është pjesë e aktakuzës në rastin “Banjska”, si i akuzuar për pastrim të parave.

Përveç lidhjes me këtë grup, institucionet e sigurisë kanë dyshime të bazuara se zyrtari policor Gazmend Kajtazi, dërgon edhe informacione te BIA serbe.

Kajtazi përveç pasaportës së Kosovës, posedon edhe një letërnjoftim të Serbisë, si dhe dyshohet të jetë pajisur edhe me pasaportë serbe.

Madje, TËVË1 ka mësuar se kur kamionët e Millan dhe Millosh Vicentinjeviq bllokuan më 24 shtator urën në fshatin Banjskë të Zveçanit, komunikuan me Kajtazin për të marrë informacione rreth lëvizjeve të Policisë së Kosovës.

Pjesë e grupit është edhe kunati i Radule Stevic, Ivan Grubor, për të cilin i kemi siguruar edhe këto fotografi gjatë një takimi në Mitrovicë të Veriut.

Ekskluzive – zyrtari policor në veri dyshohet se ka lidhje me grupin e Millan Radoiçiq

 

Tags: BIA serbekërcenimpoliciTeve1Valmir GashiVenhar Isufi
Share9Tweet6

Postime të ngjashme

Zemaj: Sulmet e LVV-së ndaj LDK-së për votat e mërgatës, politikë e pamoralshme

Zemaj: Sulmet e LVV-së ndaj LDK-së për votat e mërgatës, politikë e pamoralshme

Zemaj: LDK, do ta udhëheqë Qeverinë e re, Abdixhiku – kryeministër

Zemaj: LDK, do ta udhëheqë Qeverinë e re, Abdixhiku – kryeministër

Përmbledhje e intervistës së Kurtit në Tëvë1

Kurti: Kosova, histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin e Organizuar

Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështetje financiare

Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështetje financiare

Zemaj: Sulmet e LVV-së ndaj LDK-së për votat e mërgatës, politikë e pamoralshme

Zemaj: Sulmet e LVV-së ndaj LDK-së për votat e mërgatës, politikë e pamoralshme

Zemaj: LDK, do ta udhëheqë Qeverinë e re, Abdixhiku – kryeministër

Zemaj: LDK, do ta udhëheqë Qeverinë e re, Abdixhiku – kryeministër

Përmbledhje e intervistës së Kurtit në Tëvë1

Kurti: Kosova, histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin e Organizuar

Emisioni “Këndi i Debatit” 05.12.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 05.12.2025

Emisioni “Info Nata” 05.12.2025

Emisioni “Info Nata” 05.12.2025

​ShBA heq dorë nga rekomandimi universal për vaksinimin e hepatitit B të të porsalindurve

​ShBA heq dorë nga rekomandimi universal për vaksinimin e hepatitit B të të porsalindurve

Foda flet për shortin e Ligës së Kombeve

Foda: Grup i balancuar, por primare të kualifikohemi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën