TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Polici Peci në dëshmin për rastin “Banjska”: Sulmi në Banjskë ishte ushtarak, i financuar nga Serbia

nga Tëvë1
12 Qershor, 2025
1
A A
Polici Peci në dëshmin për rastin “Banjska”: Sulmi në Banjskë ishte ushtarak, i financuar nga Serbia

Zyrtari policor, Elez Peci duke dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Themelore të Prishtinës ku po mbahet seanca e radhës për rastin “Bansjka”, ka treguar si Milan Radojçiqi qarkullonte me përcjellje të vetë.

Në dëshminë e tij para trupit gjykues, Peci tregoi për rrethanat në të cilat kishte nisur operacioni dhe momentet që paraprinë sulmin.

“E ushtroj detyrën e koordinatorit të sektorëve për stacionin policor në Zveçan. Jam shumë i lënduar shpirtërisht për humbjen e rreshterit Bunjaku .Atë natë nuk kam pas lëndime nga të shtënat e armëve, por jam lënduar shumë shpirtërisht dhe e konsideroj veten si palë të dëmtuar. Më 23 shtator 2023, ndërrimin e kemi fillu në orën 19:00, plani operatov ka qenë 12 orësh, për shkak të situatës”, ka deklaruar Peci.

Tutje Peci ka treguar se kishte marrë urdhër nga rreshteri Bunjaku për të shkuar në drejtim të fshatit Banjskë, pas njoftimit nga NJNSH për një bllokadë rrugore me kamionë.

“Si zakonisht kemi fillu me patrullime, të cilat kanë qenë kogja të kufizuara në lëvizje, për shkak të rrezikut. Deri kah ora 2:00 kemi qenë në teren në komunën e Zveçanit, më pas jemi kthyer në stacion rreth orës 2:30.Përmes radiolidhjes është njoftuar dhoma komanduese nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë Kufitare se në fshatin Banjskë, në urë janë vendosur dy kamionë, ku është bllokuar hyrja e fshatit, të cilët kanë qenë të mbushur me rërë .Meqe Banjska i përket zonës së përgjegjësisë së Zveçanit, rreshteri Bunjaku na ka ftu mu, Elez Pecin, Fahri Shalën dhe Sedat Dushin, na ka nda detyrën dhe jemi pajise më pajisje policore, armë, antiplumb”, ka shtuar Peci.

Peci po ashtu ka treguar në detaje se si nisi sulmi që nga dita e 23 shtatorit të vitit 2023.

“Duke shkuar në fshatin Joshevik në komunën e Zveçanit, në afërsi të Banjskës, e kemi pa një automjet golf3, ku pas kontaktit mes vete e kemi ndalë automjetin, e kemi kontrollu, dhe në karrige të pasagjerit e kemi gjetë një radiolidhje të policisë, mirëpo pasi që personi nuk ishte i kërkuar ia kemi marrë të dhënat dhe kemi vazhdu në drejtim të Banjskës.E kemi konfisku atë antentë dhe të dhënat e personit i kemi marrë dhe e kemi verifiku në bazë, ku kemi kuptu që personi nuk ka qenë i kërkuar. Kur jemi shku në Banjskë, pa u afru tek kamionët, diku 20 metra i kemi parku automjetet dhe i kemi ndalë njëri pas njërit. Jemi nis në drejtim të kolegëve tanë që kanë qenë kah kamionët duke monitoru situatën.Gjatë rrugës e kam vërejt që diçka nuk ishte në rregull, se fshati shumë terr, ndiriçimi shumë i rrallë, ndërsa rruga kah ecshim ne ishte drita shumë e fortë’, ka shtuar tutje
.
Më tej, Peci përshkroi detajet e sulmit të dhunshëm dhe momentin kur ndodhi shpërthimi që tronditi zonën dhe mori jetën e rreshterit Bunjaku.

“Kur jemi afru tek kolegët, iu kam thënë “Kolegë, po shpërndahemi se mundet me qenë kurth”. Jam mbështetet afër motorit të njërit prej kamionëve për me vëzhgu situaten, njëri e ka vëzhgu rrugën kah Izvorit; në atë moment ka ndodhë një detonim shumë i fortë, aq i fortë saqë ma ka humb balancën, detonimi është pasu menjëherë më të shtëna armësh me kalibra të ndryshëm.Ka pasë të shtëna armësh tek ne në formë të hënës, nga shkolla ana e djathtë deri tek hoteli, tash ku është posta e Kosovës. Në pjesën ku kam qenë unë kanë qenë lumi, matanë lumit kanë qenë disa gypa betoni, ku prej asaj pozite kanë gjuajtë në drejtim tonin, rreth 10-15 metra distanca nga ne. Ka pas armë të rënda tek manastiri, ku besoj që edhe dëshmitë janë gjet. Momentin kur jemi sulmu, e kam marrë veten, si gjeneratë e mesme, përvoja e luftës na ka bo më të fuqishëm dhe kam fillu me mbrojt veten dhe kolegët e mi duke shti në drejtim të sulmesve, mirëpo ishim të pabarabartë, si në numër ashtu edhe në armatim”, ka thënë tutje Peci.

Peci po ashtu tregoj se në ato momente kuptoj se rreshteri Bunjaku është plagosur.

“Kolegët na thanë e kanë plagos rreshterin, ne e shihshim po s’mundeshim me bo asgjë, se ishte rrezik. Kemi tentu me afru njërën nga veturat, por ato nuk janë dhezë.Unë nuk jam përqendru tek ta, se kam qenë i përqendrum me u mbrojtë nga sulmuesit. Më kanë tregu që nuk po dhezë vetura, unë për fat të mirë i lashë celsat e veturës aty dhe dritaren cel, këtë nuk e praktikojmë policia por atë nate ndodhi, dhe i thashë Sedatit shko te vetura se celsat janë aty. Aty ka kërku ndihmën tonë se rreshteri ka qenë kogja në peshë, kolegu Fahri Shala më ka thënë a po del me i ndihmu unë ju mbuloj, aq sa mundem. Atëherë kam dal unë, aty nuk kish asgjë, vdekja shihej me sy, nuk kishe çka me u fsheh”, ka thënë PECI.

Peci ka treguar si Milan Radojçiqi qarkullonte me përcjellje të vetë.

“Kam shku tek vetura, jam mundu prej veturës me tërhjek trupin e rreshterit, atëherë kam dal jashtë veture dhe e kam tërhjek trupin e rreshterit duke e kap ndër krahë.Paraprakisht i kemi dëmtu dritat, për me u bo errësirë.Kur e kam kap trupin e Bunjakut, mu kanë nxehë krahtë, e kam kuptu që është gjak edhe i kam largu se thojsha mos pe lëndoj. Atëherë e kemi kap prej pajisjeve, bashkë me kolegët e tjerë, tu e tërhjek trupin prej peshës dhe forcës, iu ka hjekë Bunjakut antiplumbi prej trupi .Të shtënat nuk u ndalshin, bashkë me Mirsadin, ai si shofer e unë tek ulësja e pasagjerit, e shpuan gomën.Sulmi që ka ndodhë ndaj nesh është tipik ushtarak, i trajnuar mjaftë mirë, asnjëherë nuk jam ballafaqu me një të tillë. Edhe i financum shumë mire, se ai armatim nuk mundet me u ble në treg, i financum prej Serbisë.Unë punoj në Zveçan që nga viti 2011, personat si Radojqici në pjesën veriore kanë qenë gjithcka, ata kanë pas strukturë qaq të strukturume që kanë qarkullu me përcjellje të vetën.Unë nuk jam ekspert i armëve, se prej cilës armë ka vdek rreshteri Bunjaku e thotë obduksioni, unë nuk mundem me ditë.Prej çka ka vdek rreshteri nuk e di, mirëpo e di se prapa njërit kamionë, është një pllakë e hyrjes në fshat e afër saj ka qenë i vendosur mjeti eksploziv dhe aty ka kërsit, aty ka ndodhë detonimi, afër nesh domethënë. Jam emocionalisht shumë i lënduar, sepae kam qenë shumë i lidhur me Afrimin. Nuk i përmend fare lëndimet e kolegëve të mi, sepse humbja ka qenë fatale”, ka përfunduar Peci.

Tags: “Sulmet në Banjskëaksioni i PoliciseTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Nuk e kuptoj pse LDK-ja insiston me çdo kusht ta ketë PDK-në në partneritet

Haxhiu: Nuk e kuptoj pse LDK-ja insiston me çdo kusht ta ketë PDK-në në partneritet

Hyseni: Propozimi i LDK-së, alternativë për daljen nga kriza politike

Hyseni: Propozimi i LDK-së, alternativë për daljen nga kriza politike

Edhe një dështim i konstituimit të Kuvendit

Edhe një dështim i konstituimit të Kuvendit

Shala: Grup terrorist në Banjskë ishe i organizuar dhe pajisur mirë më armatim, i mbështetur nga Serbia

Shala: Grup terrorist në Banjskë ishe i organizuar dhe pajisur mirë më armatim, i mbështetur nga Serbia

Tottenhami e zgjedh trajnerin e ri, Frank nënshkruan për tri vjet

Tottenhami e zgjedh trajnerin e ri, Frank nënshkruan për tri vjet

Haxhiu: Nuk e kuptoj pse LDK-ja insiston me çdo kusht ta ketë PDK-në në partneritet

Haxhiu: Nuk e kuptoj pse LDK-ja insiston me çdo kusht ta ketë PDK-në në partneritet

Hyseni: Propozimi i LDK-së, alternativë për daljen nga kriza politike

Hyseni: Propozimi i LDK-së, alternativë për daljen nga kriza politike

Xhaka e feston me gol titullin e kampionit të Gjermanisë

Granit Xhaka, emri që po përmendet te AC Milani

Ardon Jashari gjithnjë e më afër gjigantit francez, PSG

Ardon Jashari drejt AC Milanit për 35 milionë euro

Hoffenheimi e vlerëson lart mesfushorin Leon Avdullahu

Hoffenheimi e vlerëson lart mesfushorin Leon Avdullahu

Edhe një dështim i konstituimit të Kuvendit

Edhe një dështim i konstituimit të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X