Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë të përballen me kushte jo të mira.
Madje me Ligjin e ri të Pagave nuk po u paguhet as shtesa për rrezikshmëri.
Krahas kësaj, ata po përballen edhe me mungesë të uniformave dhe mjeteve tjera të domosdoshme të punës.
Nga Sindikata e Policisë së Kosovës thonë se ka më shumë se dy vjet që policët nuk janë pajisur me këto mjete, përfshirë këpucë e uniforma.
Kryesindikalisti tregon se mungesa e këtyre mjeteve, ndikon në ushtrimin e detyrës së këtyre zyrtarëve policorë.
E për të gjitha këto mungesa, kritika ndaj institucioneve ka njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.
Ditë më parë, u paralajmërua se për shkak të grumbullimit të të gjitha këtyre pakënaqësive në këtë institucion, do të ketë edhe dorëheqje vullnetare.
Kronika e realizuar nga gazetari Lindrit Zejnullahu







