TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“Platformë e re në dialog”, Hoxhaj: Në vitin 2026 mund të arrihet marrëveshja me njohjen reciproke

by Tëvë1
8 muaj ago
3
A A
​“Platformë e re në dialog”, Hoxhaj: Në vitin 2026 mund të arrihet marrëveshja me njohjen reciproke

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re në dialog me Serbinë, thotë nënkryetari Enver Hoxhaj. Sipas tij, nëse PDK vjen në qeveri pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të rikthejë nevojën për marrëveshje finale Kosovë-Serbi me njohjen reciproke në qendër. Madje, ai thekson se një gjë e tillë mund të arrihet në vitin 2026.

Hoxhaj në një intervistë për KosovaPress, thotë PDK do të hartojë platformën e re në dialog me një strukturë gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike dhe shoqërinë civile.

“Me marrjen e pushtetit nga ana e PDK-së ne do të bëjmë disa hapa konkret në dialog. Hapi i parë do të jetë që pas tre muajve pasi të merr PDK-ja pushtetin, ne do të kemi një platformë të re në dialog e cila përfshinë një strukturë gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike. Kjo përfshinë edhe shoqërinë civile dhe ky dialog do të ndjek një qëllim dhe ide të vetme që është njohja e ndërsjellë. Ne mendojmë se gjatë vitit 2026 mund të krijohet një situatë e favorshme për të arritur një marrëveshje për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Ne nuk shohim që të zbatojmë diçka pa e pasur njohjen e ndërsjellë në tavolinë. Presim nga partnerët tanë që të ndëshkojnë Serbinë, pasi politika e mosndëshkimit të Perëndimit ka sjell sulmin në Banjskë dhe Ibër-Lepenc. Sikurse edhe që një qeveri jokredibile në Kosovë që t’i bind partnerët tanë se burim i së keqes është Serbia, duke mosditur të sillet ndërkombëtarisht”, thekson ai.

Hoxhaj thotë se Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, të arritur në vitin 2023 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, i ka sjell “dëme kolosale vendit, duke hequr njohjen e ndërsjellët nga tavolina”.

“Kjo marrëveshje e Brukselit i ka ofruar një fitore diplomatike kolosale Serbisë dhe një dëm po aq të madh kolosal Kosovës duke hequr njohjen e ndërsjellë nga tavolina. E ka bërë marrëveshjen finale si një marrëveshje të ndërmjetme, të përkohshme. Në fakt është ngrirë e ardhmja e Kosovës në strukturat euro-atlantike”, shton Hoxhaj.

Përkitazi me këtë, ish-ministri i Jashtëm kritikon qeverinë Kurti e cila sipas tij e ka dështuar në politikën e jashtme.

Ai thotë se Kosova është e izoluar në raport me aleatët.

“S’ka asnjë njohje ndërkombëtare dhe s’ka asnjë anëtarësim në asnjë organizatë të mundshme ndërkombëtare. Se kemi marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, ka dy vjet që kur kemi aplikuar. Dështimi në Këshill të Evropës dhe një shoqëri brenda e përçarë dhe polarizuar…Zero marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me BE-në nën sanksione dhe të izoluar. Jemi në një situatë që do të ishte jashtë çdo imagjinate”, deklaron Hoxhaj.

Krahas kësaj, ai rendit edhe dështimet që sipas tij kanë ndodhur nën qeverinë Kurti.

Sipas Hoxhajt, Kurti s’ka qenë në gjendje të përfundojë asnjë punë të vetme, por vetëm ka administruar me vendin.

“Nuk ka qenë në gjendje të përfundojë asnjë punë të vetme. S’ka asnjë projekt ku është vendosur gurthemeli dhe është prerë shiriti dhe është përuruar. S’ka ndonjë reformë që ka nisur me ndonjë koncept-dokument dhe është përmbyllur gjatë këtij katër viteve…Gjatë këtyre katër viteve nuk ka pasur qeverisje por administrim. Administrim i bie vendime që duhet të merr qeveria, shpërndarje dhe rishpërndarje të buxhetit por qeverisja nënkupton prioritet të qarta, reforma dhe vendosmëri”, thotë ai.

Hoxhaj thotë se PDK-ja “do të fitojë në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ndërkaq, e përjashton mundësinë e koalicionit me partinë aktuale në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Njerëzit janë të gatshëm dhe të vendosur që të ndryshojnë qëndrimin që kanë pasur në shkurtin e vitit 2021 dhe vitit 2019, meqë deri në atë kohë ka qenë e pamatshme të krahasohet një qeverisje e Kurtit me qeverisjen e PDK-së apo partive të tjera politike. Duke parë që puna më e mirë që mundet të bëjë LVV-ja është propaganda, ndërsa ne bëjmë punë konkrete. Po shihet çdo ditë se ka mbështetje të madhe PDK-ja dhe zotëri Hamza [kandidati për kryeministër] dhe një listë e cila përfaqëson shoqërinë sesi e sheh Kosova… S’ka dyshim se do të ndodh ndryshimi politik dhe ndryshimit politik do t’i prijë PDK-ja. Temat që i kemi në tavolinë nuk mund t’i mbyllë vetëm një subjekt politik prandaj mendojmë se i takon opozitës të udhëheqë rotacionin politik, pa LVV-në. Nëse ne kemi kritikë për LVV-në do të ishte e pakuptimtë që ne të jemi të hapur për një bashkëpunim të tillë”, përfundon Hoxhaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

“Emigruan jashtë Kosovës”- Refuzohen afër 5 mijë aplikime të prindërve për subvencionim të teksteve

Emisioni “Info Nata” 12.09.2025

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën