U bë publike rreth tri javë më parë. E qëllimi është punësimi i të rinjve nga mosha 18 deri në 25 vjeç.
Punëdhënës nga sektorë të ndryshëm kanë filluar të publikojnë ofertat e tyre për punë në platformën “Superpuna”.
Brenda pak ditësh ofruar rreth 500 vende pune nga mbi 300 punëdhënës në pozita të ndryshme.
Megjithatë, synim i autoriteteve është që në vitin e parë të punësojnë mbi 10 mijë të rinj.
Mirëpo kjo platformë e krijuar nga Qeveria e Kosovës, po konsiderohet si një nismë e paqëndrueshme.
Kritika ka edhe nga profesori universitar në fushën e ekonomisë, Mustafë Kadriaj.
Termi “Superpuna” sipas tij është jo i duhuri.
Madje Kadriaj ka dyshime në efektet pozitive të kësaj platforme.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e papunësisë në vend është mbi 20 për qind.
Kronika e realizuar nga gazetarja Lendrina Kodrolli.