Policia e Kosovës ka njoftuat se në kuadër të planit operativ “ Goditja 2023’’ ka arrestuar 6 persona dhe ka konfiskuar 10 armë të ndryshme në Prizren.
Kjo shifër është arritur pas kontrollës së 1074 automjeteve dhe 24 lokaleve të ndryshme për tri ditë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në vazhdën e zbatimit të planit operativ ,,Goditja 2023” po vazhdon në realizimin e detyrave dhe angazhimeve të cilat dalin nga ky plan. Drejtoria rajonale e Policisë Prizren ka rritur numrin e patrullimeve, kontrolleve në lokale, bare nate, kafiteri e lokacione te ndryshme që frekuentohen nga qytetarët. Në saje të këtyre angazhimeve në teren që nga data 08.08.2023 deri me datën 11.08.2023 përpos shume detyrave dhe angazhimeve të tjera janë realizuar edhe këto aktivitete:
- Kontrolluar 1074 automjete
- Legjitimuar 1646 persona
- Kontrolluar 26 lokale të ndryshme,
- Janë konfiskuar 10 armë të ndryshme,
- Janë arrestuar 6 persona
Angazhimet në realizimin detyrave që dalin nga ky plan operativ do të vazhdojnë edhe me tutje”, thuhet në njoftim.