TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Plani i rritjes, Shqipëria merr 64.5 milionë euro parafinancim

by TËVË 1
9 muaj ago
1
A A
​Plani i rritjes, Shqipëria merr 64.5 milionë euro parafinancim

Shqipëria mori parafinancimin e parashikuar në kuadër të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje të BE-së. Ai është pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike të rajonit me BE-në dhe të hapë rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Në një njoftim për mediet, zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë bën të ditur se, parafinancimi, me vlerë 64.5 milionë euro, do të mbështesë zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje, si dhe angazhimet që ka marrë Shqipëria me të, shkruan ATSh.

Me këtë parafinancim, Shqipëria mori 30 milionë euro kredi koncesionare për buxhetin e shtetit si mbështetje për zbatimin e reformave në kuadër të Agjendës së Reformave të vendit. Parafinancimi i mbetur prej 34.5 milionë Eurosh në grante dhe hua koncesionare do t’i injektohet drejtpërdrejt WBIF-it (Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor) për investime në infrastrukturë në Shqipëri.

“Bashkimi Evropian qëndron në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Plani i Rritjes e ndihmon Shqipërinë për të arritur këtë qëllim dhe për ta afruar ekonominë shqiptare me atë të Bashkimit Evropian përpara se Shqipëria të bëhet anëtare. Ne po e mbështesim Shqipërinë që të konsolidojë shtetin e saj të së drejtës, të zhvillojë infrastrukturën, ekonominë e saj të gjelbër, kapitalin njerëzor dhe biznesin e saj privat. Evropa është këtu për të mbështetur rritjen e qëndrueshme dhe kohezionin social ndërsa Shqipëria përgatitet për të hyrë në tregun unik të BE-së”, tha Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

“Ne e vlerësojmë këtë si një shenjë të qartë besimi nga BE-ja në rrugën e reformave të Shqipërisë dhe progresin e qëndrueshëm drejt anëtarësimit në familjen evropiane. Ne e kuptojmë plotësisht madhësinë e kësaj mundësie historike, si dhe angazhimet e ardhshme, dhe jemi energjikisht të motivuar dhe të përgatitur për të vazhduar reformimin dhe përmbushjen e zellshme të kritereve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, tha kryenegociatorja Majlinda Dhuka.

Deri në vitin 2027, Shqipëria ka mundësi të marrë deri në 922.1 milionë Euro gjithsej nga Mekanizmi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor në këmbim të reformave në shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore, energjinë e rinovueshme, ekonominë digjitale, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e sektorit privat.

Pagesat e ardhshme në kuadër të Mekanizmit do të bëhen me përfundimin e hapave të reformës të rënë dakord ndërmjet Komisionit dhe Qeverisë Shqiptare në Agjendën e Reformave. Ndërsa Shqipëria përparon me zbatimin e Agjendës së Reformave, BE-ja do të zhbllokojë pagesat.

Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor ofron një udhërrëfyes për t’i afruar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu lehtëson qasjen graduale në tregun unik, duke u mundësuar qytetarëve në Ballkanin Perëndimor të korrin disa përfitime të hershme nga integrimi në BE, si dhe mbështet integrimin e mëtejshëm ekonomik rajonal.

Plani i Rritjes ofron 6 miliardë Euro ndihmë financiare shtesë për të mbështetur reformat socio-ekonomike dhe themelore, si dhe investimet përkatëse. Pagesat kushtëzohen me arritjen e reformave të specifikuara në Agjendat e Reformave të përgatitura nga secili përfitues.

Komisioni Evropian aktualisht po punon për vlerësimin e grupit të parë të hapave të reformës. Përmbushja e këtyre hapave do t’i japë Shqipërisë të drejtën për të marrë disbursimin korrespondues në kuadër të Mekanizmit.

Tags: Plani i RritjesShqiperiaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në portofolin e sulmuesit nga Sidney u gjet një kartë identiteti e klubit serb të gjuetisë, ai ishte anëtar

Në portofolin e sulmuesit nga Sidney u gjet një kartë identiteti e klubit serb të gjuetisë, ai ishte anëtar

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

GJND refuzon apelin e Izraelit, mbështet vazhdimin e hetimit për krime lufte në Gaza

Varreza myslimane në Australi përdhoset me koka derrash pas sulmit në plazhin Bondi

Varreza myslimane në Australi përdhoset me koka derrash pas sulmit në plazhin Bondi

Ministri i Jashtëm turk bën thirrje për një “pakt stabiliteti rajonal”

Ministri i Jashtëm turk diskuton me homologët arab Planin e Paqes për Gazën

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

Ish-nënkoloneli britanik kritikon KFOR-in: Kosova në periudhën më të rrezikshme që nga viti 1999, KFOR-i pasiv ndaj Serbisë

Ish-nënkoloneli britanik kritikon KFOR-in: Kosova në periudhën më të rrezikshme që nga viti 1999, KFOR-i pasiv ndaj Serbisë

Ndotja e ajrit në rritje në Kosovë, mjekët apelojnë për kujdes në ditët me mjegull

Ndotja e ajrit në rritje në Kosovë, mjekët apelojnë për kujdes në ditët me mjegull

“Sigurimi serb kërkoi të thosha se foshnjat e vrara ishin kukulla” – Pensionohet Sylejman Kllokoqi

“Sigurimi serb kërkoi të thosha se foshnjat e vrara ishin kukulla” – Pensionohet Sylejman Kllokoqi

“Matrix”- 15.12.2025

“Matrix”- 15.12.2025

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Në portofolin e sulmuesit nga Sidney u gjet një kartë identiteti e klubit serb të gjuetisë, ai ishte anëtar

Në portofolin e sulmuesit nga Sidney u gjet një kartë identiteti e klubit serb të gjuetisë, ai ishte anëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën