TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Plagosjet e vrasjet aksidentale nga policët, kërkohet zgjatja e shkollimit dhe trajnim i vazhdueshëm

Në fillim të kësaj jave një zyrtar policor, plagosi me armë zyrtare të afërmin e tij e që sipas hetimeve prelimiare dyshohet se ishte aksidentale. Për të evituar të tilla raste, po kërkohet zgjatja e shkollimit të policëve e trajnimet e vazhdueshme.

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Plagosjet e vrasjet aksidentale nga policët, kërkohet zgjatja e shkollimit dhe trajnim i vazhdueshëm

Derisa po bëhej gati për punë, polici i gjeneratës së fundit Fatjon Hoti, me armë zyrtare plagosi tezakun e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Por ky nuk është rasti i vetëm kur zyrtarët policorë aksidentalisht qëllojnë me armë, e ku nuk kanë munguar edhe rastet me fatalitet.

Një i tillë kishte ndodhur në shkurt të 2022, ku polici Fatlum Mehmeti, në një ndejë me kolegë të tij në Zllatar të Prishtinës, e kishte privuar nga jeta policin Lirim Haxholli.

E ish-drejtori i Akademisë Policore po kërkon që të rikthehet shkolla policore që ka qenë në kohën e ish-jugosllavisë ku parashihet që policët të vijojnë mësimin 4 vite.

“Gjithë herë e ka pasë instruktorin i cili e ka përgatit edhe e ka mësu për armë, qysh mbushet arma, qysh duhet me bartë armën, qysh zbrazet, qysh ëprdoret në rast shënjestrimit edhe përgatitjeve që i kanë pasë nëpër poligone të ndryshme, kanë pasë polygon edhe në vetë akademinë por edhe kemi bërë stërvitje që i kemi detyru në vit një kohë të konsiderueshme me kalu edhe në stërvitje në vendet malore”, tha ish-drejtori, Hajrullah Tërnava.

Sipas tij kjo është e efektshme për shkak se një praktikë të njëjtë e përdorin edhe shtetet e Bashkimit Evropian.

“Akademitë Policore në shtetet e Evropës BE ku na po tentojmë me udhëtu edhe mu bë anëtare e rregulltë të gjitha kanë Akademi Policore dmth 3 vjeçare etj që përgatiten ajo Polici që me i mbulu ato institucione shtetërore dhe me i jetësu ato ligje dhe kushtetutën e atyre shteteve në përpikshmëri pa ekcese pa raste të rënda”, tha Tërnava.

Kurse hartuesi i Ligjit për Policinë po kërkon që edhe pas pranimit të policëve të rinj, ata t’u nënshtrohen vazhdimisht trajnimeve të ndryshme.

“Përdorimi i armës si mjet i fundit i skajshëm gjithsesi duhet me iu nënshtru procedurave të trajnimit por edhe çertifikimit dhe kjo e bën të domosdoshme jo vetëm një periudhë kohore por ai duhet në periudha të caktuara kohore të riçertifikohet me qëllim pra shërbimi gjegjësisht vetë mbikëqyrja të bindet se zyrtari policor ka marrë trajnimet e duhura”, tha hartuesi i ligjit për policinë, Nuredin Ibishi.

Tëvë1 ka kërkuar statistika nga Inspektorati Policor i Kosovës se sa është numri i zyrtarëve që kanë kryer një vepër të tillë, mirëpo përgjigje nuk ka pasur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Qorrolli beson në rezultat më të mirë të LVV-së se në 2021, Alijaj: Është vetëm dëshirë

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli mposht Qarabagun, Rrahmani i plotë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën