Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një incident në Ferizaj, ku një person dyshohet se ka plagosur me armë zjarri të dashurën e tij dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
Sipas policisë, të dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator me gjashtë fishekë si dhe tri gëzhoja.
Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë” dhe mbetet në hetime nga organet kompetente.
“VRASJE NË TENTATIVË. Ferizaj 10.04.2026, 21:58. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij dhe më pas e qëllon veten. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator gjashtë fishekë dhe tri gëzhojat e armës së përdorur. Rasti nën hetime”, njofton PK./teve1.info/







