Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e saçmave të gjahut, dje gjatë ditës në fshatin Abri e Ulët të Skenderajt.
Policia thotë se rasti ndodhi kur një person tjetër dyshohet se nga pakujdesia ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një kafshe (dëmtues i shpezëve).
Me ç’rast viktima është lënduar nga saçma e kthyer nga toka.
I njëjti është dërguar në QKUK, ndërsa policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje./teve1.info/