Një person është plagosur me armë zjarri nga dy të tjerë, që sipas policisë ishin pasagjerë të dielën mbrëma në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orës rasti ka ndodhur pas orës 22:30, ndërsa që i plagosuri ka pranuar tretman mjekësor.
Ty dyshuarit sipas PK-së janë në arrati.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje, është plagosur me armë zjarri nga dy persona (pasagjerë) meshkuj të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati”, thuhet në njoftim.