Shiriti i policisë është dëshmi e një incidenti që ndodhi mbrëmë në këtë lokacion.
Një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës mbeti i plagosur nga arma e zjarrit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 tek rruga “B” në Prishtinë.
Plumbat e armës shkaktuan plagë në këmbë.
Për gjendjen e inspektori detaje ka dhënë drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Xhavid Gashi.
“Pas rastit që ka ndodhur mbrëmë inspektori ka marrë plagë në këmbë dhe mbrëmë ju ka nënshtruar një intervenimi urgjent stabilizues tash po përcjellët gjendja e tij. Për momentin është në gjendje stabile në të ardhmen pritet intervenime shtesë, mirëpo mbrëmë i është kryer një intervenim urgjent i cili është dasht me iu kry”, ka thënë Gashi.
E që personi i plagosur është inspektor e kanë konfirmuar edhe nga IPK.
“IPK ju konfirmon se në incidentin e raportuar dje rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë është plagosur një zyrtar i IPK-së. Incidenti nuk ndërlidhet me detyrën zyrtare. Aktualisht policia dhe Prokuroria kanë filluar një hetim për zbardhjen e rastit ndërkohë që janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, u shpreh Beka.
Nga Prokuroria Themelore kanë bërë të ditur se Prokurori i shtetit se bashku me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprime hetimore, te cilën e kanë iniciuar rastin si “Lëndim i rëndë trupor”
Personi i cili dyshohet që kreu këtë vepër penale është në arrati dhe është në kërkim nga organet e rendit.







