Skuadra e Mallorcës sonte zhvillon ndeshjen e raundit të parë në Kupën e Mbretit.
Ishullorët, nga ora 20:00, do të jenë mysafirë të skuadrës Sant Just, që bën pjesë në kategorinë e gjashtë spanjolle.
Për këtë takim, Mallorca do të jetë pa yllin e skuadrës, golashënuesin më të mirë të Kosovës, Vedat Muriqin.
Muriqi do të mungojë në këtë ndeshje, pasi raportohet se është prekur nga një grip sezonal.
Sipas prestigjiozes “Marca”, “Pirati” është larguar nga lista e skuadrës për shkak të etheve.
Muriqi e ka nisur shumë mirë sezonin aktual me Mallorcën, duke realizuar pesë gola në nëntë ndeshje.








