Gjatë një konference për media në Serbi, ai tha se kjo do të jetë përgjigja nëse autoritetet e Kosovës nuk heqin dorë nga synimi i tyre që nga 1 gushti të nisin zbatimin e vendimeve për targa të automjeteve dhe letërnjoftimet serbe.
“Serbët nuk kanë çfarë të presin. Nëse ata mund të sillen si të duan, atëherë është normale që serbët të nisin krijimin e Asociacionit. Kanë kaluar dhjetë vjet dhe ata duhet të sigurojnë të drejtat e tyre”, tha Petkoviq.
I pyetur që të jap detaje lidhur me formimin e Asociacionit, Petkoviq u përgjigj:
“Ne do t’iu informojmë me kohë për çdo gjë”.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për formimin e Asociacionit më 2013, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja. Më 2015, palët po ashtu arritën Marrëveshjen mbi parimet e krijimit të këtij Asociacioni, por zbatimi i marrëveshjes ka ngecur.
Në të njëjtin vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte thënë se 23 pikat e marrëveshjes nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. Megjithatë, në vendim ishte thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës./rel.