TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Petkoviq: Nuk i takon Kurtit të lejojë apo të mos lejojë diçka për Asociacionin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Petkoviq i reagon Osmanit për deklaratat ndaj Vuçiqit: Një mizë i ra ariut

Petar Petkoviq

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është në gjendje të lejojë apo të mos lejojë diçka kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Kjo pasi sipas tij sepse kompetencat e saj dhe mënyra se si duhet të formohet janë të përcaktuara përmes katër marrëveshjeve të Brukselit nga viti 2013 dhe 2015 dhe se nuk ka vend për arbitraritet.

“Kurti ose nuk i ka lexuar dokumentet e nënshkruara në Bruksel, ose bën sikur nuk kupton se çfarë shkruhet në to”, thuhet në deklaratën e Petkoviqit, transmeton rts.

“Prandaj, Kurti nuk ka bazë të dalë me dëshirat dhe qëndrimet e tij arbitrare për këtë çështje – detyra e tij është të zbatojë atë që është nënshkruar, me kusht që fillimisht të mësojë se si quhen marrëveshjet, kur janë nënshkruar dhe çfarë thonë”, thekson Petkoviq.

Gjithçka tjetër, thekson ai “është vetëm një përpjekje për të penguar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se, siç vlerëson ai, nga gjithçka që thotë dhe bën Kurti del se ai nuk është aspak i interesuar për atë proces”.

“Qëllimi i tij i dukshëm është të përdorë dhunën dhe veprimet e njëanshme për të ndryshuar rrënjësisht situatën në terren dhe kështu ta bëjë të parëndësishme rrjedhën aktuale të dialogut për normalizimin. Por Kurti le ta mbajë mend mirë se ne kurrë nuk do ta lejojmë ta bëjë këtë! Prandaj. Me këtë rast i bëjmë thirrje edhe një herë komunitetit ndërkombëtar që ta frenojë pushtimin Gauleiter Kurti që të mos dëmtohet në mënyrë të pariparueshme stabiliteti i rajonit”, thekson Petkoviq në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

​Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

​Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

Ambasada gjermane uron Kurtin: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Ambasada gjermane uron Kurtin: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Kamberi uron Kurtin për mandatin e ri, kërkon fokus në Luginën e Preshevës

Shkodra: Gjykata Kushtetuese nuk dha zgjidhje për ngërçin

Nga Qeveria Kurti 3 presim rezultatet, jo narrativa

Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

​Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

​Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

Ambasada gjermane uron Kurtin: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Ambasada gjermane uron Kurtin: Presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Kamberi uron Kurtin për mandatin e ri, kërkon fokus në Luginën e Preshevës

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së në Serbi, Koci: Iu gjet kartela e veteranit

 Koci nga Beogradi: Kam informata se jam i rrezikuar, Mit’hat Llozhani nuk është në gjendje të mirë

KB Peja njofton për ndryshime në kryesi, si pasojë e konfliktit me tifozët

KB Peja njofton për ndryshime në kryesi, si pasojë e konfliktit me tifozët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën