TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pestisha: Personat të cilët dhunohen, në të ardhmen mund të jenë vet dhunues

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Pestisha: Personat të cilët dhunohen, në të ardhmen mund të jenë vet dhunues

Mirjeta Pestisha, psikologe për fëmijë ka folur rreth pasojave psikologjike që mund të shkaktohen te një fëmijë, duke iu referuar rastit të rrahjes së 3-vjeçarit në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Fushë – Kosovë.

Sipas saj, personat të cilët keqtrajtohen gjatë periudhës së fëmijërisë, thuhet se nuk e kanë një të ardhme të mirë, për shkak të siç tha ajo, presionit dhe dëmtimeve nga dhuna.

Rastet të cilat dhunohen qoftë nga familja, edukatorët, apo rrethi janë ata persona të cilët thuhet se nuk e kanë një të ardhme të mirë, apo nuk mund të jetë një njeri i mirëzhvilluar për shkak të presionit të cilën e ka pasë, për shkak të dëmtimeve që vijnë nga dhuna. Kurse kur flasim për dëmtimet psikologjike janë edhe më të rënda dhe më të afatgjata. Natyrisht që personat të cilët dhunohen sidomos fëmijët, sikur rasti i 3 vjeçarit, në të ardhmen mund të jenë edhe vet dhunues. Mund të kenë ankth dhe depresion nga pasoja që i janë shkaktuar në fëmijëri”, tha Pestisha në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Teksa sipas saj, përveç trajtimit të fëmiut në raste të tilla do të duhej të trajtohej edhe familja dhe rrethi i fëmiut, pasi sipas saj, duhet ditur se sit ë flitet apo sit ë veprohet me fëmiun në këtë rast.

“Fëmiju në fjalë duhet të trajtohet me hapa të sigurtë, duhet të trajtohet për dhunën të cilën e ka marrë dhe gjithë ankthin të cilin e ka.  Duhet të trajtohet me seanca psikologjike, gjithashtu duhet të trajtohet edhe familja dhe rrethi i fëmijut që të dihet se si të flitet, apo si të veprohet me fëmiun, për shkak që mund të jetë çdo gjë e ndjeshme për të ,mund të jetë gjithçka në panikë, mund të ketë fëmiu edhe depresion”, shtoi ajo.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes së djeshme qytetari Fatos Geci e ka bërë një postim në Facebook, ku shihen disa mësuese duke e rrahur një fëmijë.

Sipas Gecit, pamjet e kamerave janë në kopshtin publik “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë, të cilët sipas tij e kanë rrahur nipin e tij.

Geci ka thënë se fëmija ka pësuar trauma të rënda psikike derisa ka kërkuar nga organet e rendit të merren me rastin.

Kurse, Policia e Kosovës ka njoftuar sot se janë ndaluar për 48 orë dy të dyshuara për rrahjen e 3-vjeçarit në kopshtin “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, të arrestuara janë një 64-vjeçare me inicialet N.M dhe një 56-vjeçare me inicialet N.H, teksa ato dyshohen për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

28 nëntori në luginë – shqiptarët e Preshevës e Bujanocit vendosin flamurin kuq e zi

28 nëntori në luginë – shqiptarët e Preshevës e Bujanocit vendosin flamurin kuq e zi

Imami tregon pse vendosën që xhumanë ta falin me plis në kokë

Imami tregon pse vendosën që xhumanë ta falin me plis në kokë

Prekazi edhe këtë 28 Nëntor ishte destiacioni i shumë shqiptarëve jo vetëm nga Kosova

Prekazi edhe këtë 28 Nëntor ishte destiacioni i shumë shqiptarëve jo vetëm nga Kosova

Festë ushtarakësh në Pejë për 28 Nëntorin

Festë ushtarakësh në Pejë për 28 Nëntorin

Hendboll, fitore bindëse e Kosovës U17 ndaj Britanisë së Madhe

Adem Jashari me maskë – historia prapa fotografisë të papublikuar më parë

Adem Jashari me maskë – historia prapa fotografisë të papublikuar më parë

Kosova nis rrugëtimin e ri në parakualifikimet e Eurobasket 2029

Kosova nis rrugëtimin e ri në parakualifikimet e Eurobasket 2029

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën