Mbi 1300 ushtarë të Republikës së Kosovës do të marrin pjesë në ushtrimin Defender Europe”, që udhëhiqet nga ushtria amerikane.
Këtë vit 25 shtete anëtare të NATO-s do jenë pjesë e këtij organizimi, derisa ky është numri më i madh i ushtarëve kosovarë që do të marrin pjesë në një organizim të tillë.
Përveç kësaj, Kosova do të jetë edhe nikoq i këtij organizimi.
Pesë ekipe ushtarake do të stërvitin në territorin e Kosovës, derisa nga afër do i monitorojnë pesë oficerë të lartë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ushtarakët amerikanë, shqiptarë, nga Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, do të stërviten në pjesë të ndryshme të vendit tonë.
Koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci, foli për rëndësinë dhe vecantinë që organizimi i sivjetëm do ta ketë për ushtrinë e Kosovës.
Maqedonci tregoi se pjesë e organizimit do të jetë edhe ekspozimi i pasjisjeve të FSK-së, ku qytetarët do t’i mund t’i shohin ato të dielën, në sheshin “Skenderbeu”.
Në këtë ceremoni do të performojë edhe bendi muzikor i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ushtrimi më i madh i ushtrive të NATO-s, do të zgjas nga 21 maj deri më 2 qershor.
Kronika e realizuar nga gazetari Arton Rama