TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pesë të vdekur dhe 31 të plagosur nga një sulm në Kharkiv të Ukrainës

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Pesë të vdekur dhe 31 të plagosur nga një sulm në Kharkiv të Ukrainës

Sulmi ne Kharkiv

Maksym Khaustov, shef i departamentit të shëndetësisë në rajonin e Kharkivit, u tha mediave se sulmet me artileri kanë shkaktuar zjarr dhe kanë dëmtuar çatitë e ndërtesave në gjithë qytetin.

Oleh Syneyhubov, guvernatori i këtij rajoni, shkroi në Telegram se 31 persona janë plagosur nga sulmet, raporton REL.

Gazetarët e AFP-së, që janë në terren, kanë raportuar se kanë dëgjuar dy shpërthime dhe kanë parë pesë zjarre në zonat e banuara në qendër të Kharkivit, qytet që para luftës kishte një popullsi prej 1.42 milion banorësh.

Ukraina e ka akuzuar Rusinë se po shënjestron zonat civile që prej se Moska nisi pushtimin e paprovokuar të shtetit më 24 shkurt, duke vrarë mijëra persona.

Moska mohon se shënjestron objektiva civile, pavarësisht provave që dëshmojnë të kundërtën.

Trupat ruse janë përballur me një rezistencë të fortë nga ushtarët dhe civilët ukrainas dhe janë detyruar që të tërhiqen nga zonat përreth kryeqytetit, Kiev, për të shtuar sulmet në jug dhe lindje të Ukrainës, përfshirë edhe në Harkiv, qytet që gjendet rreth 20 kilometra larg kufirit me Rusinë.

Më 15 prill, autoritetet në Harkiv raportuan se nga granatimet në zonat e banuara ishin vrarë dhjetë persona. Më 16 prill, nga sulmet ajrore ruse u vranë të paktën dy persona.

Në një ngjarje të ndarë, Serhiy Gaidai, guvernator i rajonit lindor ukrainas të Luhanskut, tha se të paktën dy persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur më 17 prill nga granatimet në qytetin lindor Zolote.

Tags: kharkivMoskaSulmet ruse ne UkraineTe vdekur
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrjeti propagandistik i Vuçiqit: Si funksionon ansambli i regjimit në Serbi

Rrjeti propagandistik i Vuçiqit: Si funksionon ansambli i regjimit në Serbi

Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronën e Trumpit

Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronën e Trumpit

Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet

Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet

Trump: Do ta zgjidhi sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

​Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Groenlandë

Auto Draft

18 vjet larg vendlindjes e 64 vjet martesë në Kosovë – historia e Rafije Tahirukajt

Auto Draft

Midis Ramazanit – Hajnat vjedhin 70 eurot e bamirësisë në xhaminë e Kishnicës

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Pjesëtarja e FSK-së fiton rastin në Gjykatë për mospagesën e orëve shtesë

Ndryshon plani, përfundimisht merr fund ideja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Kosovë

Kërkohet paraburgim ndaj personit që i publikoi fotografitë e një vajze në “Telegram”

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde

​Arsenal dominon derbin e Londrës

​Arsenal dominon derbin e Londrës

Rrjeti propagandistik i Vuçiqit: Si funksionon ansambli i regjimit në Serbi

Rrjeti propagandistik i Vuçiqit: Si funksionon ansambli i regjimit në Serbi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën