Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Zallq të Istogut ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka njoftuar se të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.
“Sot rreth orës 12:20, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Zallq-Istog, si pasojë e vetaksidentit pesë (5) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Rugova.