Lajmin për Teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:30.
“Sot rreth orës 15:30, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 5 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo. /teve1.info/