Një burrë ka njoftuar policinë se është rrahur nga pesë persona në Gjilan, ku në vend ngjarje është përdorur edhe një mjetë i mprehtë-thikë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur për shkak të një borxhi.
Policia ka bërë të ditur se viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, kurse të dyshuarit gjenden në arrati.
“Viktima mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi është sulmuar fizikisht nga pesë persona, ku njëri prej tyre ka përdorur një mjetë të mprehtë-thikë. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati, rasti nën hetime”, thuhet në raport të policisë./teve1.info/