Janë arrestuar pesë persona pasi janë përfshirë në një përleshje, shkak i një mosmarrëveshje në komunikacion në Podujevë.
Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes tri gëzhoja të armës.
Njëri nga pesë personat që ka shtënë më armë zjarri është dërguar në mbajtje, kurse katër të tjerët janë liruar.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës AK47. Katër nga të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej të dyshuarve që dyshohet se ka shtënë me armë në ajër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /teve1.info/