TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pesë gjërat që nuk duhet t’ia fshihni kurrë mjekut

by teve1
12 muaj ago
0
A A
Pesë gjërat që nuk duhet t’ia fshihni kurrë mjekut

Nëse ka një vend që duhet të tregoheni plotësisht të sinqertë edhe për detajet e jetës tuaj personale, ajo është zyra e mjekut.

Nëse nuk tregoheni plotësisht të sinqertë, atëhere as mjekët nuk mund të bëjnë punën e tyre dhe t’ju trajtojnë siç duhet.

Një pjesë e madhe e vizitave shëndetësore mund të kërkojnë ekspozimin e pjesëve të trupit.

Ndaj shumë njerëz mund të hezitojnë të ndajnë simptomat dhe shenjat e tyre me mjekun.

Por e vërteta është se ata janë mësuar me këto biseda dhe pyesin për një qëllim, i cili është diagnostikimi i duhur dhe trajtimi i shqetësimit tuaj.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me pesë gjëra që nuk duhet t’i fshihni kurrë mjekut tuaj dhe pse.

Tregojini mjekut problemet që mund të keni me fshikëzën e urinës ose aparatin tretës

Vështirësia në defekim ose urinim, dhimbja në bark, kapsllëku dhe aciditeti mund të jenë jashtëzakonisht shqetësuese.

Ato mund të tregojnë një sëmundje serioze si p.sh. infeksione të veshkave, tumore të zorrëve, etj.

Zbulimi i tyre do të ndihmonte në gjetjen e zgjidhjeve të duhura për ju.

Flisni me mjekun nëse shëndeti i organeve riprodhuese ju shqetëson

Sado e turpshme që mund të duket, këto probleme janë të zakonshme.

Infeksionet seksualisht të transmetueshme, ciklet e çrregullta ose të dhimbshme janë disa nga shembujt më të zakonshëm.

Tregoni për mënyrën sesi ushqeheni

Ushqimi është ilaç dhe shumë nga problemet tona janë për shkak të një regjimi ushqimor të pashëndetshëm, orareve të parregullta të të ngrënit, dietat ekstreme  etj.

T’i tregoni mjekut tuaj rreth mënyrës se si ushqeheni, jo vetëm që mund të ndihmojë në gjetjen e shkaqeve të sëmundjeve, por gjithashtu të ndihmojë në planifikimin e mjekimit ose terapisë që ju nevojitet.

Ndonjëherë mund t’ju kërkohet të shmangni disa ushqime ose shtoni përmbajtje të tjera në vaktet tuaja si p.sh. fruta dhe perime.

Medikamentet që merrni

Ndoshta përdorimi i ilaçeve pa recetë nuk është gjajë e parë që i tregoni mjekut tuaj.

Edhe pse ofrojnë një përfitim të madh për shëndetin, kur këto mjekime nuk arrijnë t’ju ndihmojnë më, këshilla e mjekut është ajo që do ju vlente më tepër.

Mjeku do të mund t’ju ndihmojë duke iu sugjeruar një medikamet tjetër apo një kombinim më efektiv.

Gjithashtu mund të hedhë dritë edhe mbi ndonjë shkak të fshehur rreth mosfunksionimit të ilaçit.

Suplementet dhe mënyra e jetesës

Megjithëse shumë njerëz përdorin suplemente të ndryshme, shumica nuk janë efektive.  Në fakt, shumë prej tyre mund të shkaktojnë efekte anësore serioze.

Ky është informacioni kyç që duhet ndarë me mjekun tuaj. Sepse mund të ndodhë që suplementi që konsumoni rregullisht të jetë shkaku i problemit tuaj.

E njëjta gjë vlen edhe për sa i përket stilit të jetesës.  Konsumi i alkoolit ose duhanit, aktiviteti fizik, zakonet e gjumit, si dhe gjendja juaj psikologjike, duhet të ndahen me mjekun.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fjetja vonë rrit me 79% rrezikun për sëmundjet e zemrës

Fjetja vonë rrit me 79% rrezikun për sëmundjet e zemrës

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D

Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

Si të përshpejtoni metabolizmin edhe kur flini: 5 këshilla praktike

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

150 minuta ushtrime në javë e mbajnë trurin më të ri

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Gaza në ditën e parë të Ramazanit

Forcat izraelite vrasin një palestinez në Gaza në ditën e parë të Ramazanit

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Reuters citon Thaçin: Drejtësia për viktimat s’mund të përmbushet duke i dënuar të pafajshmit

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një i dyshuar për lëndim të lehtë trupor në Mitrovicë të Veriut

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 14-vjeçares nga Rahoveci, raportohet e zhdukur që nga nëntori

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 14-vjeçares nga Rahoveci, raportohet e zhdukur që nga nëntori

Mbrojtja e Krasniqit heq dorë nga një dëshmitar

Vajza e Jakup Krasniqit: E drejta për të jetuar i lirë nuk është krim

Rama: Pagesa për Trafikun Urban u realizua, falënderim punëtorëve për korrektësinë

​Rama i shkruan Muratit për buxhet: Pse buxheti i Prishtina po lihet jashtë buxhetit 2026

“Ditari”- 18.02.2026

“Ditari”- 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën