TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pesë çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

by teve1
1 vit ago
0
A A
Pesë çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer.

Krahas shijes, tashmë dihet se çaji ofron edhe shumë përfitime shëndetësore.

Por, përpara se ta bëni pjesë të pandashme të regjimit tuaj, një konsultë me mjekun, sidomos nëse merrni mjekime, është e nevojshme.

Edhe pse shumica e çajrave bimorë konsiderohen të sigurt, njerëzit që mjekohen me ilaçe të caktuara, mund të përjetojnë efekte anësorë të padëshiruara.

Disa nga çajrat që duhet të kufizoni ose shmangni plotësisht nëse merrni mjekime të caktuara.

Çaji i Kamomilit

Kamomili ndihmon me gjumin sepse redukton ankthin falë efekteve të tij qetësuese.

Gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak tek njerëzit me diabet.

Por konsumi i sasive të larta mund të ulë ndjeshëm sheqerin në gjak duke çuar në hipoglicemi.

Nëse keni diabet, nuk duhet të shmangni çajin e kamomilit, por duhet të monitoroni sheqerin nëse vendosni ta pini atë rregullisht, për të parë nëse ka ndikim tek shëndeti juaj.

Çaji Keshil

Gjethet e çajit jeshil (të thara) përmbajnë vitaminë K, e cila mund të rrisë koagulimin e gjakut.

Sasi të mëdha të vitaminës K mund të ndërhyjnë në aktivitetin e disa holluesve të gjakut, si warfarina.

Çaji jeshil dhe ekstraktet e tij mund të ulin po ashtu efektshmërinë e Lisinopril, një ilaç që jepet për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit.

Kështu që është më mirë të kufizoni konsumin e tij nëse trajtoheni me këto medikamente.

Çaji Xhingko

Çaji Xhingko ashtu si çaji jeshil, duhet të shmanget nëse po përdorni ilaçe për hollimin e gjakut.

Këtu përfshihet Coumadin (ëarfarin), Plavix (clopidogrel), aspirina dhe antikoagulantë të tjerë, këshillojnë ekspertët.

Kjo është për shkak se Xhingko ngadalëson koagulimin e gjakut dhe konsumi i tij së bashku me barna si ibuprofeni, naprokseni ose aspirina, mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes.

Njerëzit që kanë epilepsi ose ata që marrin ilaçe kundër depresionit duhet të shmangin gjithashtu konsumin e këtij çaji.

Sasitë e larta të çajit mund të shkaktojnë konvulsione dhe të zvogëlojnë efektivitetin e barnave antikonvulsante por edhe të dobësojnë efektin e antidepresantëve si si fluoksetina (Prozac dhe Sarafem) dhe mipramine (Tonfranil).

Çajrat e Xhinseng dhe Jamballit

Njëjtë si çajrat e më sipërm, këto lloje mund të zvogëlojnë efektivitetin e medikamenteve antikoagulantë, duke përfshirë warfarinën.

Shmangini nëse keni mpiksje gjaku, trombozë të venave të thella ose probleme të tjera shëndetësore që trajtohen me antikoagulantë.

Çaji i Lule Basanit

Ky çaj ndërvepron me një sërë medikamentesh, duke përfshirë ilaçet kundër depresionit, pilulat kontraceptive, ciklosporinën, barnat për HIV dhe holluesit e gjakut.

Edhe pse shumë njerëz pretendojnë se lulja e basanit mund të ndihmojë në trajtimin e depresionit.

Ekspertët thonë se përdorimi i tij për të kuruar depresionin mund të rrisë nivelet e serotoninës në trup./Agroweb

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cilat vitamina janë më të mirat për zemrën tonë?

Cilat vitamina janë më të mirat për zemrën tonë?

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur merrni vitaminë C dhe D së bashku?

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur merrni vitaminë C dhe D së bashku?

Pagjumësia mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjes së Alzheimerit

Pagjumësia mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjes së Alzheimerit

“Ditari”- 17.03.2026

“Ditari”- 17.03.2026

NATO vazhdon “të mbështesë plotësisht” dialogun Kosovë-Serbi

NATO vazhdon “të mbështesë plotësisht” dialogun Kosovë-Serbi

Komandanti i KFOR-it takon zëvendëskomandantin e Korpusit të NATO-s në Itali, flasin për sigurinë në rajon

Komandanti i KFOR-it takon zëvendëskomandantin e Korpusit të NATO-s në Itali, flasin për sigurinë në rajon

​Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe e Turizmit

​Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe e Turizmit

Ferizaj mposht Prishtinën, fiton edhe Drenica

Ferizaj mposht Prishtinën, fiton edhe Drenica

Një i lënduar në aksidentin mes dy kamionëve në rrugën Prishtinë-Pejë

Ligji për Automjete dhe Ligji për të Huajt: Një test sociologjik për “Republikën e tretë” të Albin Kurtit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën