Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka bërë thirrje që Kosova sa më parë të bëhet pjesë e NATO-s.
Në përvjetorin e nisjes së intervenimit të NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe, Berisha ka thënë se çdo shqiptar përulet edhe është mirënjohës për Aleancën e Atlantikut të Veriut që bëri të mundur ndaljen e gjenocidit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Por, ish-kryeministri i Shqipërisë, ka thënë se sot Kosova e meriton të jetë anëtare e NATO-s dhe anëtarësimi i saj është edhe strategjik.
“Sot, thirrja ime për Aleancën e Atlantikut të Veriut, SHBA, qeverinë është pranimi i Kosovës si anëtare e NATO-s. Kosova e lirë është një nga rezultatet më madhore e historisë së NATO-s. Kosova anëtare e NATO-s është vendi më i merituar i kësaj republike, por edhe në rrafshin gjeostrategjik, kufiri i NATO-s duhet të jetë kufiri i Kosovës në këtë zonë. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një mesazh i kufirit tek thana për Putinin dhe ambiciet e tij në Ballkan. Është një kundërpërgjigje e shkëlqyer që u jepet ndërprerjeve të pandërprera destabilizuese, ambicieve të hershme imperiale që përfaqëson sot Vladimir Putin”, ka shkruar Berisha, duke thënë uruar që NATO ta konsiderojë në mënyrë serioze pranimin e Kosovës.
Berisha ka paralajmëruar se PD këtë nismë do ta qojë përpara.
“Ndaj dhe uroj që Aleanca në këtë përvjetori të konsiderojë mënyrën më serioze anëtarësimin e Kosovës në gjirin e kësaj aleance, e cila është një aleancë politike dhe ushtarake, por sot në rrafshin politik, Kosova është frymëzim për të gjitha vendet e rajonit pasi funksionimi i demokracisë dhe ekonomisë së tregut në Kosovë janë më të garantuara se në çdo vend tjetër.I bëj thirrje Kongresit të SHBA të shqyrtojë në mënyrën më të vendosur anëtarësimin e Kosovës në Aleancën e Atlantikut të Veriut. PD, këtë nismë, nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do ta çojë më tutje. Ne besojmë se Kosova anëtare e NATO-s është një kontribut dhe më i madh për paqen, stabilitetin në rajon, për sigurinë e rajonit dhe të hapësirës euroatlantike”, ka thënë Berisha./teve1.info/








