“Dje, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Bangladesh, z. Güner Ureya, përuruam shërbimet konsullore në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Dhaka.
Në pritjen e organizuar nga Ambasada, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga institucionet vendore, shoqëria civile dhe ambasadorë të vendeve të tjera, vizën e parë e pranoi znj. Meliha Iqbal, aktiviste e shoqërisë civile, e cila do të jetë pjesëmarrëse në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”,thuhet në postimin e Ahmetit.