TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Përurohet projekti i sistemit diellor të qative dhe stacionit të karikimit të automjeteve elektrike në kryeqytet

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Përurohet projekti i sistemit diellor të qative dhe stacionit të karikimit të automjeteve elektrike në kryeqytet

Sot në Parkun e Gërmisë është bërë përurimi i projektit të sistemit diellor të qative dhe stacionit të karikimit të automjeteve elektrike, projekt i financuar nga zyra e Bashkimit Evropian dhe Gjermania cili ka për qëllim të bëjë reduktimin e emetimeve të karbonit dhe promovimit të burimeve të energjisë së ripërtritshme në rajon.

“Parkingu Solar Prishtina” është një sipërmarrje novatore, që paraqet instalimin e rreth 36.4 kW të paneleve fotovoltaike solare. Ky projekt largpamës parashihet të reduktojë emetimet e CO2 me përafërsisht 44.7125 ton në vit, duke vendosur një pikë referimi për praktikat e qëndrueshme në Kosovë dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Reklamë

Me këtë rast, nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu derisa ditën e sotme e ka vlerësuar si ikonike për Prishtinën, ka thënë se me këtë projekt kryeqyteti po e nis një frymë të gjelbër që do të reflektohet në shumë ndërtesa e hapësira komunale.

“Prishtina i gëzohet këtij projekti për shkak se e nis një frymë të gjelbër, një frymë të një energjie të ripërtritshme që do të reflektohet në shumë ndërtesa, hapësira komunale të kryeqytetit, për t’i dhënë mundësi energjisë së ripërtritshme që të zëvendësojë një energji tjetër e cila na qon tek dioksidi i karbonit e që nuk është qëllimi jonë zhvillimor i së ardhmes. Shumë hapësira tona, shkolla, çerdhe, shumë jetike për zhvillimin tonë shoqëror do të mund të ishin pjesë e një qasje të tillë që do t’i shërbenin qytetarëve dhe shëndetit tonë publik në kryeqytet”,tha Lushaku-Sadriu.

Edhe udhëheqësja e Seksionit Politik në BE në Kosovë, AnnaCarin Platon ka thënë se ky projekt ka kapacitet të mjaftueshëm sa i përket ndriçimit të Parkut të Gërmisë, e po ashtu mirëmbajtjes së parkut.

Platon tha se projekti është pjesë e përkrahjes tetë milionëshe sa i përket tranzicionit së energjisë në Ballkanin Perëndimor së bashku me Qeverinë Gjermane, teksa shtoi se BE është duke punuar shumë ngushtë me Kosovën që të bëhet zhvillimi i reformave të agjendës në Planin e Gjelbër.

“Ky projekt i vogël në madhësi ka kapacitet të mjaftueshëm sa i përket ndriçimit të Parkut së Gërmisë e po ashtu mirëmbajtjes së parkut. Në te njëjtën kohë ka mundësi edhe mbushje të veturave elektrike, po ashtu ka mundësi të furnizojë me ndriçim edhe pishinën e Gërmisë. Projekti është pjesë e përkrahjes tetë milionëshe sa i përket tranzicionit së energjisë në Ballkanin Perëndimor së bashku me Qeverinë Gjermane. Ne jemi duke e përkrahur Kosovën sa i përket efiçiencës së energjisë duke e bërë renovimin e ndërtesave. Po ashtu kemi zhvillime të energjisë së ripërtritshme, fuqizimi i rrjetit elektrik dhe infrastruktura sa i përket nxehjes qendrore. BE është duke punuar shumë ngushtë me Kosovën që të bëhet zhvillimi i reformave të agjendës në Planin e Gjelbër, i cili do të shpejtojë zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet investimeve të ndryshme në sektor të ndryshëm përfshirë energjinë dhe ndryshimet klimatike”,tha Platon.

Në anën tjetër, udhëheqësja për Bashkëpunim në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë, Vera Baumann ka thënë se do të japin kontribut dhe punojnë në drejtim të Agjendës së Gjelbër.

“Jam e kënaqur që jemi së bashku në programet e tilla dhe jemi shembull se si autoritetet lokale mund të veprojnë në mbrojtjen e klimës dhe përmirësimin e shërbimeve tek qytetarët…Do të mundohemi të punojmë së bashku në procesin e Berlinit, po ashtu të punojmë me Agjendën e Gjelbër dhe marrëveshjen e Parisit, dhe natyrisht punojmë së bashku ta bëjmë rrugën e dekarbonizimit dhe natyrisht ta kemi Agjendën e Gjelbër”,tha Baumann./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

KEK njofton se në mesnatë do të ndalet operimi i njësisë B1

Rikthehet në funksion njësia B1

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot më i freskët gjatë javës

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Dy të lënduar e dëme të mëdha materiale nga aksidenti në rrugën Dragash – Prizren

Në Kosova 87 vatra zjarri gjatë ditës, 8 ende aktive

Në Kosova 87 vatra zjarri gjatë ditës, 8 ende aktive

Mehmeti: Në rrethanat aktuale, Kosovës i duhet një qeveri LVV – PDK

Mediet maqedonase sulmojnë Kim Mehmetin pas deklaratave të tij për “elitat maqedonase”

KEK njofton se në mesnatë do të ndalet operimi i njësisë B1

Rikthehet në funksion njësia B1

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot më i freskët gjatë javës

Një protestues tërhiqet zvarrë në Beograd, policia vetëm shikon

Një protestues tërhiqet zvarrë në Beograd, policia vetëm shikon

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Dy të lënduar e dëme të mëdha materiale nga aksidenti në rrugën Dragash – Prizren

Në Kosova 87 vatra zjarri gjatë ditës, 8 ende aktive

Në Kosova 87 vatra zjarri gjatë ditës, 8 ende aktive

Rrjedhe e madhe e ujit, disa zona në Prishtinë pa ujë

Rrjedhe e madhe e ujit, disa zona në Prishtinë pa ujë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X