TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përurohen investimet në vlerë mbi 5.5 milionë euro në Klinikën e Gjinekologjisë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Përurohen investimet në vlerë mbi 5.5 milionë euro në Klinikën e Gjinekologjisë

Të martën është bërë përurimi i investimeve në Klinikën e Gjinekologjisë, investim nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë rreth 5.5 milionë euro.

Me këtë rast, i pranishëm ishte Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Pas vizitave të reparteve të transformuara në këtë klinikë, Kryeministri Kurti tregoi se nga shuma milionëshe e investimeve, mbi 3 milionë euro janë investime në infrastrukturë dhe pajisje për fertilizimin e asistuar mjekësor IVF, ndërkaq rreth 2.4 milionë euro janë për mjekësinë fetale dhe për amniocentezën.

Në anën tjetër, renovimet, të cilat mbulojnë një hapësirë prej 5000 metra katrorë, duke përfshirë edhe korridoret, dhomat e shtretërit, janë investime, të cilat ndikojnë në përmirësimin e kushteve për gratë e vajzat, paciente aty.

“Dikur kanë qenë 7-8 gra në një dhomë, ndërkohë që banjo ka qenë vetëm në një skaj të korridorit, e përbashkët. Tash në secilën dhomë janë vetëm dy krevate dhe në secilën dhomë ka nyje sanitare dhe banjo. Pastërtia është maksimale, cilësia e ajrit është e lartë, ndriçimi është i këndshëm dhe përkushtimi i mjekëve dhe i infermierëve është maksimal,” shpjegoi kryeministri Kurti, thuhet në komunikatë.

Kurti ka treguar se dhjetë vjet më parë në këtë klinikë, gruaja e tij kishte lindur vajzën e tyre, e ndryshimet me atë kohë, Kurti thotë se nuk mund të dallohen që je në Prishtinë.

“Para përafërsisht dhjetë vjetëve unë e kam pasur gruan time këtu, e cila pat lindur vajzën tonë, mirëpo sot kur hyn këtu në Spital dhe në Klinikën Gjinekologjike, nuk mund ta dallosh që je në Prishtinë, nëse e krahasojmë me kohën para një dekade në vendin e njëjtë”, tha Kurti.

Duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan në këtë transformim, ai u shpreh i lumtur që tashmë nënat lehona e foshnjat, kanë klinikë më të mirë gjinekologjike si asnjëherë më parë. Kryeministri, ritheksoi se mbështetja financiare për herë të parë e mbi 55 mijë lehonave dhe mbi 400 mijë fëmijëve të Kosovës, paraqet edhe një dëshmi të kompletuar se mirëqenia e nënës dhe fëmijës janë fokus i Qeverisë.

Ndërkaq, Ministri Arben Vitia u shpreh i lumtur që sot po fillojnë punë katër repartet më të rëndësishme të rinovuara në Klinikën e Gjinekologjisë. Ai shtoi se tani në këto reparte janë instaluar edhe njësitë e tjera, të cilat do të ndihmojnë në sistemin informativ shëndetësor, derisa do të ketë digjitalizim të radhëve e procese të digjitalizuara dhe, gjithë kjo përmes kushteve të jashtëzakonshme, që tani e tutje do t’i kenë gratë në këtë klinikë.

Në Klinikën e Gjinekologjisë, kryeministri Kurti u mirëprit nga Drejtori i QKUK-së, Osman Hajdaraj, Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Ardian Shefkiu, dhe personeli shëndetësor.

Tags: Klinika e Gjinekologjiseperurimi i investimeve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Auto Draft

18 vjet larg vendlindjes e 64 vjet martesë në Kosovë – historia e Rafije Tahirukajt

Auto Draft

Midis Ramazanit – Hajnat vjedhin 70 eurot e bamirësisë në xhaminë e Kishnicës

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën