TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përurimi i parkut industrial, Kurti: Më shumë mundësi për të rinjtë në vend se t’i kërkojnë ato jashtë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Përurimi i parkut industrial, Kurti: Më shumë mundësi për të rinjtë në vend se t’i kërkojnë ato jashtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në inaugurimin e Parkut Industrial në Budrikë të Vitisë tha se ky parku do të jep një kontribut të rëndësishëm për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe rajonal, raporton teve1.info.

Kurti në fjalimin e tij tha se investimi kapital prej 1.7milionë euro nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në hapësirë prej 15.5 hektarë në komunën e Vitisë, do të mbështesë investimet e përgjegjshme dhe të qëndrushme të bizneseve nga diaspora dhe investime të huaja.

“Do të nxisë veprimtari prodhuese dhe përpunuese me teknologji të përparuar, do të ofrojë punësim dhe aftësim për të rinjtë tanë si shtyllë e zhvillimit dhe transformimit progresist të vendit tonë. Si dhe do të rrisë bashkëpunimin ndërmjet bizneseve”, tha ai.

Derisa sipas kryeministrit, me hapjen e këtij parku të rinjtë do të kenë më shumë mundësi të reja për punësim në vend, se sa t’i kërkojnë ato jashtë vendit.

“Të rinjtë tanë do të kenë më shumë mundësi të reja në vend më përpara, e në vend se t’i kërkojnë ato jashtë vendit. E këtë hapësirë që po e inaugurojmë sot do ta gëzojnë së shpejti përmes thirrjeve publike rreth 30 biznese. Në tre vitet e ardhshme do të investojmë edhe 33 milionë euro për ndërtimin parqeve të reja industriale, përmes tyre po ofrojmë hapësirë shtesë për biznese dhe po nxisim edhe më shumë ndërmarrësinë, parakushte këto për punësim, zhvillim e transformim”, tha Kurti.

Tutje i pari i Qeverisë tha se “me qeverisjen tonë të deritanishme qarkullimi i bizneseve ka vazhduar të rritet gjatë periudhës janar – tetor 2023, pra sivjet. Ai ka arritur vlerën prej 15.83 miliardë euro apo gati 7 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”./teve1.info./

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përplasje në Kuvend, nuk kalon kërkesa e LVV-së për ndryshimin e rendit të ditës

Përplasje në Kuvend, nuk kalon kërkesa e LVV-së për ndryshimin e rendit të ditës

Nisja me vonesë e seancës, Tahiri akuzon mazhorancën – Haxhiu pajtohet

Nisja me vonesë e seancës, Tahiri akuzon mazhorancën – Haxhiu pajtohet

Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fitore Pacolli-Dalipi dhe deputeti Salih Zyba

Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fitore Pacolli-Dalipi dhe deputeti Salih Zyba

Albulena Haxhiu nuk votohet për kryetare të Kuvendit të Kosovës

Fillon seanca e Kuvendit, në rend dite 12 pika

Moment historik në NBA, Bronny James asiston për babain e tij, LeBronin

Moment historik në NBA, Bronny James asiston për babain e tij, LeBronin

Rashica nën kritika në Turqi – Milliyet: Forma e dobët po i kushton Beshiktashit

Rashica nën kritika në Turqi – Milliyet: Forma e dobët po i kushton Beshiktashit

Ivan Toney hedh dyshime mbi garën në Saudi Pro League, anglezi: Duan që t’i falin titullin Cristiano Ronaldos

Ivan Toney hedh dyshime mbi garën në Saudi Pro League, anglezi: Duan që t’i falin titullin Cristiano Ronaldos

Lewandowskit i skadon kontrata në fund të sezonit me Barçën, dy gjigantë të Serie A pas tij

Lewandowskit i skadon kontrata në fund të sezonit me Barçën, dy gjigantë të Serie A pas tij

Udhëtimi i pambarimtë i Keisuke Honda, firmos në Singapor për një rekord botëror

Udhëtimi i pambarimtë i Keisuke Honda, firmos në Singapor për një rekord botëror

Infantinos i vjen mbështetja e madhe për mandatin e katërt

Infantinos i vjen mbështetja e madhe për mandatin e katërt

Përplasje në Kuvend, nuk kalon kërkesa e LVV-së për ndryshimin e rendit të ditës

Përplasje në Kuvend, nuk kalon kërkesa e LVV-së për ndryshimin e rendit të ditës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën