Disa persona të panjohur kanë gërmuar në oborrin e një shtëpie në Suharekë, ku dyshohet se më parë kishte gjurmë të varrezave të vjetra.
Pas raportimit të rastit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme.
“Suharekë 05.04.2023 – 18:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të pa njohur kanë gërmuar në oborrin e shtëpisë së saj të pabanuar, ku sipas saj, aty më parë kishte gjurmë të varrezave të vjetra. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./teve1.info/.







