Një qytetar në Prishtinë derisa ka qenë në banesën e tij është sulmuar nga dy persona të maskuar dhe të armatosur.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje pasdite, ndërsa të dyshuarit ia kanë marrë paratë, kartela bankare. Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.
“Prishtinë / 01.08.2024 – 23:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjersa kishte qenë duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar duke e kërcënuar me armë e kanë futur në veturën e tij dhe ja kanë marrë: paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga viktima që ai ta mbyll biznesin e tij. Të dyshuarit kishin dalur nga vetura dhe larguar nga ai vend. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.