Policia e Kosovës ka shqiptuar një tiketë kundërvajtëse ndaj një drejtuesi automjeti në Istog, i cili ka lëvizur me veturën e tij duke pasur një person të shtrirë mbi automjet.
Në njoftimin zyrtar thuhet se, me këtë veprim është rrezikuar seriozisht jeta e personit.
“Stacioni Policor në Istog ka shqiptuar tiketë ndaj një kundërvajtësi, i cili më datën 04.04.2026 ka lëvizur me veturën e tij, derisa mbi automjet ishte i shtrirë një person tjetër. Me këtë veprim është rrezikuar seriozisht jeta e personit”, thuhet në njoftim.







