TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në BE, vështirë i realizueshëm

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në BE, vështirë i realizueshëm

Presidentja e vendit Vjosa Osmani-Sadriu gjatë qëndrimit në Bruksel ku ka marrë pjesë në takimin me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian me rastin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Presidentja osmani ka thënë se duhet të respektohet meritokracia që të ecët përpara me hapa konkret për Kosovën drejt integrimit në BE si dhe të mos ketë anshmëri në procesin e dialogut ku sipas saj BE-ja më shumë ka ledhatuar Serbinë. Njohësit e Marrëdhënieve Ndërkombëtare thonë se këto deklarata janë jo ekuilibruese dhe se sipas tyre, procesi për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian do të merr kohë pasi që pengesë cilësohen pesëshja mosnjohëse ndaj Kosovës.

Bashkimit Evropian përsëri po i bëhet thirrje të përshpejtojë procesin e integrimit të Kosovës në Union.

Presidentja e vendit Vjosa-Osmani Sadriu gjatë qëndrimit në Bruksel të mërkurën në samitin BE-Ballkani Perëndimor, ka kërkuar nga liderët evropian anëtarësimin në bllok duke e trajtuar menjëherë aplikacionin e Kosovës dhe duke larguar masat e vendosura.

Njohësit e Marrëdhënieve Ndërkombëtare thonë se një gjë e tillë është vështirë e realizueshme tani.

Sipas Selam Shkodrës, presidentja Osmani ka kritikuar BE-në për njëanshmëri por sipas tij, duhet të bëhen reforma të brendshme.

“Mendoj se ishte një deklaratë pak jo ekuilibruese me faktin se është sulmuar Bashkimi Evropian kinse për njëanshmërinë në procesin integrues mendoj se vendi duhet të bëjë hapa  në këtë drejtim dhe duhet të kryhen reforma të brendshme dhe të plotësoi kriteret të cilat janë të njohura me aktet e Bashkimit Evropian dhe politikat e tij sic janë kriteret e Kopenhagës”, tha njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Selam Shkodra.

E profesori për Marrëdhënie Ndërkombëtare Seb Bytyçi e sheh si diskriminim qasjen e BE-së ndaj Kosovës sepse sipas tij, Serbia po ledhatohet nga Blloku Evropian.

“Nuk besoj se do të ketë përshpejtim edhe pse shihet qartë se ka një diskriminim ndaj Kosovës. Është diskutuar aplikacioni për të marrë statusin e kandidatit dhe në përgjithësi qasja e njëanshme e BE-së, dhe politika akomoduese e Serbisë, tashmë mund të thuhet se është bërë një problem serioz për sigurinë në Ballkan dhe Evropë, sepse e kemi rastin e Banjskës”, tha Bytyçi.

Bytyçi shtoi se pengesë për procesin e integrimit të Kosovës në mënyrë të përshpejtuar po e pengon edhe pesëshja mos-njohëse.

“Është definitivisht problematike vazhdimi i mosnjohjes së Kosovës nga këto shtete, ajo që është edhe më problematike është mungesa e vullnetit nga shtetet që e njohin Kosovën, që t’iu bëjnë thirrje këtyre shteteve që ta njohin Kosovën”, tha ai.

Unioni evropian e ka pranuar aplikacionin e Kosovës më 15 dhjetor të vitit 2022, por të njëjtin nuk e ka shqyrtuar ende, ndërkaq Kosova vazhdon të mbetet nën masa pas vendimeve të cilësuara të njëanshme të Qeverisë nga ana e Bashkimit Evropian./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Traktori me dru godet automjetin e Policisë, lëndohen katër zyrtarë

Gruaja kosovare dënohet për mashtrim ndaj pensionistit zviceran

Gruaja kosovare dënohet për mashtrim ndaj pensionistit zviceran

​18-vjet nga tragjedia e Gërdecit

​18-vjet nga tragjedia e Gërdecit

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Traktori me dru godet automjetin e Policisë, lëndohen katër zyrtarë

Gruaja kosovare dënohet për mashtrim ndaj pensionistit zviceran

Gruaja kosovare dënohet për mashtrim ndaj pensionistit zviceran

​18-vjet nga tragjedia e Gërdecit

​18-vjet nga tragjedia e Gërdecit

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

Parashikimi i motit për të shtunën

E diela me diell dhe vranësira të pjesshme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën