TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përse sa herë që jemi të trishtuar na lind dëshira për të shkruar poezi?!

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Përse sa herë që jemi të trishtuar na lind dëshira për të shkruar poezi?!

Shumë vajza fillojnë të shkruajnë fshehurazi, në një fletore që nuk ia tregojnë askujt.

Shkruajnë kur janë të trishtura, kur janë të dashuruara, kur ndihen të vetmuara, kur nuk guxojnë t’ia thonë askujt çfarë ndiejnë.

Poezia bëhet shoqja e tyre e parë e besueshme.

Disa gra fillojnë të shkruajnë pas një humbjeje: pas një ndarjeje, pas vdekjes së dikujt të dashur, pas një zhgënjimi të madh.

Jo sepse duan të bëhen shkrimtare, por sepse dhimbja kërkon dalje. Fjala bëhet mënyra më e sigurt për të mos u mbytur brenda vetes.

Nga ana psikologjike, shkrimi i poezisë funksionon shpesh si një formë vetë-terapie.

Kur i hedh ndjenjat në letër, fillon t’i kuptosh më mirë. Fillon ta emërtosh ankthin, frikën, trishtimin, zemërimin.

Shumë psikologë e konsiderojnë shkrimin kreativ si mënyrë për të ulur tensionin emocional dhe për të përpunuar dhimbjen.

Sylvia Plath ka thënë:

“Shkruaj sepse ka një zë brenda meje që nuk rri dot i heshtur. Këtë zë e kanë shumë gra dhe vajza të reja. Shpesh u thuhet se janë “shumë të ndjeshme”, “shumë emocionale”, “i marrin gjërat shumë afër zemrës”. Poezia bëhet vendi ku kjo ndjeshmëri nuk është dobësi, por mënyrë për ta kuptuar botën dhe veten.

Ka gra që nuk kanë me kë të flasin. Nuk duan t’i ngarkojnë fëmijët, nuk ndihen të kuptuara nga familja, nuk kanë shoqe që t’i dëgjojnë vërtet. Atëherë shkruajnë. Letra bëhet vendi ku mund të jenë të sinqerta pa u frikësuar. Shumë vajza shkruajnë për trupin e tyre, për pasiguritë, për frikën se nuk janë “mjaftueshëm të bukura”, “mjaftueshëm të zonjat”, “mjaftueshëm të mira”. Poezia bëhet vendi ku e pranojnë veten.

Disa shkruajnë për të ruajtur kujtime: për nënën, për fëmijërinë, për një dashuri të humbur, për një shtëpi që nuk ekziston më. Poezia bëhet mënyrë për ta ndalur pak kohën dhe për të mos i lënë gjërat e dashura të zhduken. Shumë prej nesh ndihen të padëgjuara në familje, në punë, në shoqëri. Flasim, por askush nuk na dëgjon vërtet. Në poezi, zëri ynë më në fund ekziston. Nga ana shpirtërore, poezia është si një bisedë e heshtur me veten. Ndonjëherë si lutje, ndonjëherë si rrëfim. Ajo ndihmon të kuptosh pse disa plagë nuk mbyllen shpejt, pse disa kujtime kthehen vazhdimisht, pse disa gjëra nuk largohen edhe kur do”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë

Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë

Gjërat që duhet të filloni t’i bëni pas të tridhjetave

Gjërat që duhet të filloni t’i bëni pas të tridhjetave

Njerëzit e suksesshëm i bëjnë çdo ditë këto gjëra

Njerëzit e suksesshëm i bëjnë çdo ditë këto gjëra

Trajtime për aknet me anë të çajit jeshil

Trajtime për aknet me anë të çajit jeshil

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën