TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përse rrushi i thatë nuk rekomandohet për të gjithë?

by Tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Përse rrushi i thatë nuk rekomandohet për të gjithë?

Rrush i thatë përmban një sasi të madhe të lëndëve ushqyese, dhe studime të shumta kanë treguar se konsumimi i një sasie më të vogël të rrushit të thatë sjell përfitime të shumta në trup. Sidoqoftë, nuk rekomandohet për të gjithë.

Mirëpo, ka disa arsye pse duhet të konsumoni rrush të thatë. Ndoshta gjëja më e shëndetshme në lidhje me rrushin e thatë është se ai ndihmon për largimin e problemit të kapsllëkut.

Kjo ka të bëjë me faktin se vetëm 1/4 filxhan rrush i thatë mund të mburret me rreth dy gramë fibra, që është rreth shtatë për qind e vlerës ditore për shumicën e njerëzve.

Sidoqoftë, kërkesat tuaja individuale për fibra gjithashtu varen nga mosha dhe gjinia juaj.

Reduktimi i rrezikut të anemisë

Anemia, e cila është shkaktuar nga mungesa e hekurit, është një nga mangësitë më të zakonshme të mineraleve në trup në të gjithë botën.

Më shumë se një e katërta e popullsisë së botës preket nga kjo mungesë. Anemia shfaqet kur zvogëlohet numri i qelizave të kuqe të gjakut dhe aftësia e gjakut tuaj për të mbajtur oksigjen, gjë që mund të lërë të ndiheni të lodhur dhe të dobët. Në disa raste, ai madje mund të dëmtojë funksionin e trurit.

Përveç marrjes së suplementeve të hekurit, ju mund të rrisni nivelin e hekurit përmes dietës.

Megjithëse rrush i thatë nuk është burimi më i pasur i hekurit, gjysma e një filxhani me fruta të thata përmban rreth 7 për qind të sasisë së rekomanduar ditore për gratë e moshës 19-50 vjeç, rreth 18 miligramë, të cilat kryesisht rrezikohen nga mungesa e hekurit për shkak të menstruacioneve, mund të ndihmojnë rregullojnë hekurin, shkruan KP.

Rritja e niveleve të energjisë

Meqenëse rrush i thatë përmban një sasi të konsiderueshme sheqeri, një grusht rrush të thatë mund të jetë një burim i mirë energjie. Është më mirë t’i hani në mëngjes me stomak bosh ose para një stërvitje për të cilën keni nevojë për energji shtesë, shkruan Eat This.

Reduktimi i rrezikut të sëmundjeve të zemrës

Rrushi i thatë është plot me antioksidues, përkatësisht fitonutrientë të njohur si fenole dhe polifenole. Këta antioksidues mund të ndihmojnë në heqjen e radikaleve të lira nga gjaku, gjë që është e rëndësishme sepse ato mund të dëmtojnë qelizat dhe ADN-në tuaj.

Kjo mund të çojë në komplikime të mëdha shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës.

Nivelet e rritura të sheqerit në gjak

Fatkeqësisht, rrushi i thatë gjithashtu ka një të metë.

Siç është përmendur tashmë, ai është i pasura me sheqer dhe ndërsa kjo mund të jetë e dobishme në disa situata, nuk është zgjidhje e mirë për njerëzit me diabet.

Në 1/4 filxhan rrush ka 26 gramë sheqer. Për njerëzit me diabet, veçanërisht diabetin e tipit 2, mund të rrisë rrezikun e hiperglicemisë ose sheqerit shumë të lartë në gjak, andaj diabetikët duhet të kufizojnë sasinë e rrushit të thatë./TCH

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si ta dalloni depresionin sezonal dhe çfarë ndihmon kundër tij?

Si ta dalloni depresionin sezonal dhe çfarë ndihmon kundër tij?

Ja gabimet më të mëdha që bëjmë gjatë sezonit të gripit

Zakonet që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm gjatë sezonit të gripit

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë? Përfitimet dhe rreziqet që duhet të dini

Sa kafe duhet të pini për të humbur peshë?

Sa kafe duhet të pini për të humbur peshë?

Në Kosovë kundërshtohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator

Komisioni për Legjislacion shqyrton kthimin e Ligjit për Specialen

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Parashikimi i motit për sot

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe çështjet e shëndetësisë

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe çështjet e shëndetësisë

Gërxhaliu: Ekonomia duhet të depolitizohet, sektori privat dhe prodhimi të marrin më shumë mbështetje

Gërxhaliu: Ekonomia duhet të depolitizohet, sektori privat dhe prodhimi të marrin më shumë mbështetje

Kurti: Krimet e luftës në Kosovë duhet të dokumentohen me saktësi dhe dinjitet institucional

Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian

Aksion policor në Mitrovicën e Veriut, mbyllen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm

Aksion policor në Mitrovicën e Veriut, mbyllen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm

“Info Nata”- 11.11.2026

“Info Nata”- 11.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën