TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përse ju merr uria rreth orës 11:00 të paradites?

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Përse ju merr uria rreth orës 11:00 të paradites?

Njeriu shpenzon një pjesë të mirë të ditës duke menduar për ushqim, e për këtë e kanë fajin pjesërisht rrjetet sociale.

Ndjesia e urisë na shoqëron gjatë gjithë kohën ndonëse nuk kemi kohë të analizojmë nëse bëhet fjalë për një uri të vërtetë apo të manipuluar.

Njeriu zakonisht e nis ditën duke ngrënë mëngjes dhe më pas shkon në punë.

Vjen ora 11:00 e paradites dhe stomaku nis të ulërijë, plogështia vjen pa trokitur dhe sytë nuk shohin asgjë përveç se ushqimit.

Në këtë artikull  do të zbuloni se përse ju merr uria rreth kësaj ore dhe cilat janë alternativat më të shëndetshme për ta shuar atë.

Nuk keni marrë mjaftueshëm kalori

Vakti i parë i ditës duhet të ketë 300 deri në 400 kalori.

Kjo sasi është e mjaftueshme për t’ju mbajtur të ngopur deri në drekë.

Nëse në mëngjes merrni më pak kalori, në pak orë do të ndiheni të uritur.

Keni mungesa në ushqyes

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org rekomandojnë që mëngjesi të jetë i pasur me proteinë, karbohidrate dhe yndyrna të shëndetshme.

Proteina ndihmon në mbajtjen nën fre të urisë, karbohidratet ju japin energji ndërsa yndyrnat ju mbajnë të ngipur.

Ekspertët thonë se duhet të konsumoni 13-20 gramë proteinë në mëngjes, 40-55 gramë karbohidrate dhe 10-15 gramë yndyrna të shëndetshme.

Përpos tyre, duhet të siguroheni që të merrni mjaftueshëm fibër në mëngjes që mos t’ju marrë uria në orën 11:00.

Nuk hani gjërat e duhura

Petullat, tërshëra, drithërat e paketuara, kremi i djathit janë disa prej ushqimeve që nuk e shuajnë siç duhet urinë sepse nuk ofrojnë ushqyesit e lartpërmendur.

Edhe nëse e nisni mëngjesin me të ëmbla, do të ndiheni energjikë në fillim e më pas të plogësht e të uritur që në orën 10:00

Simptoma të tjera ngatërrohen me urinë

Dhimbjet e kokës, lodhja, plogështia, mjegullimi i trurit janë simptoma që lehtësisht mund t’ju shtyjnë drejt mendimit se jeni të uritur.

Uria mund të ngatërrohet lehtë me dëshirën për gjumë ose mund të maskojë nevojën për ujë.

Uria gjithashtu mund të jetë tregues i rënies së nivelit të sheqerit.

Përpara se t’i dorëzoheni urisë së mesditës bëni një analizë të simptomave që të kuptoni çfarë po ndodh me të vërtetë.

Ke nevojë për diçka të shpejtë

Mëngjesi zakonisht ju mban të ngopur për 3 deri në 4 orë.

Ndaj nëse ndiheni bosh në stomak rreth orës 11:00, mund të keni nevojë për diçka të vogël, frut apo biskotë përpara se të hani drekë.

Ekspertët sugjerojnë që të konsumoni më shumë proteina dhe yndyrna të shëndetshme ndërmjet vakteve dhe t’i përmbaheni limitit prej 150 kalorish.

Variante të shëndetshme janë bajamet, banania, kosi me fruta pylli

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

6 hobi që rrisin inteligjencën tuaj

6 hobi që rrisin inteligjencën tuaj

Si të silleni në një restorant?

Si të silleni në një restorant?

Pse duhet të udhëtoni sa më shumë?

Pse duhet të udhëtoni sa më shumë?

Ngjyra që po dominon pamjen e jashtme të shtëpive këtë sezon

Ngjyra që po dominon pamjen e jashtme të shtëpive këtë sezon

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

“Këndi i Debatit” 08.04.2026

“Këndi i Debatit” 08.04.2026

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën