Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar daljen e qytetarëve në zgjedhje në 18 komuant që janë në raundin e dytë në zgjedhjet për kryetar komune.
Juniku dhe Mamusha deri në orën 17:00 kanë daljen më të lartë.
Kurse nga komuna e mëdha prijnë Mitrovica e Jugut dhe Prishtina.
Gjakovë 22.12%, Gjilan 29.73%, Dragash 22.55%, Kaçanik 37.61% , Klinë 24.58%, Fushë – Kosovë 32.31%, Mitrovicë e Jugut 35.38% , Obiliq 42.90%, Rahovec 21.41% ,Pejë 20.75%, Prishtinë 35.24%, Prizren 21.42%, Suharekë 26.67%, Viti 28.72%, Vushtrri 30.01% , Junik 50.01% , Mamushë 65.12% , dhe Kllokot 25.30%







