Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se pas reshjeve të mëdha të shiut që përfshinë disa zona të qytetit, ekipet komunale janë angazhuar menjëherë për të minimizuar pasojat e përmbytjeve dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.
Në një postim në Facebook, Totaj ka theksuar se operacionet për të ndihmuar qytetarët e prekur kanë nisur menjëherë që nga mbrëmja e kaluar dhe vazhdojnë që nga orët e para të mëngjesit.
“Jemi në terren që nga mbrëmë dhe nga orët e para të mëngjesit, duke ofruar ndihmën e nevojshme për familjet e prekura nga përmbytjet. Ekipet komunale janë të angazhuara në çdo zonë të prekur, dhe situata është duke u monitoruar vazhdimisht për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve tanë”, ka shkruar Totaj.
Kryetari i Komunës gjithashtu bëri thirrje që të gjitha rastet urgjente të raportohet menjëherë në numrat e shërbimeve emergjente.
“Luteni që rastet urgjente t’i raportoni në numrat emergjent: 112 Qendra Operative Emergjente; 192 Policia; 193 Zjarrfikësit”, ka shtuar Totaj.









