TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përmbyllet projekti për pronësinë intelektuale

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Përmbyllet projekti për pronësinë intelektuale

Qëllimi i këtij projekti ka qenë fuqizimi i kapaciteteve ligjore, administrative dhe strukturore të institucioneve të Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale. Në ceremoninë përmbyllëse të këtij projekti u tha se të drejtat pronësore intelektuale janë të drejta të rëndësishme dhe se në kuadër të saj janë hartuar pesë ligje.

Projekti gjatë zbatimit ka qenë aktiv në rritjen e vetëdijes së publikut për rëndësinë e pronësisë intelektuale.

Pasditen e së mërkurës janë shfaqur edhe video-animacione, të cilat janë krijuar për të përshkruar përfitimet që sjellin të drejtat e pronësisë intelektuale. Por, po ashtu edhe për mbrojtjen që gëzojnë krijuesit dhe përfitimet e përgjithshme për ekonominë dhe shoqërinë.

Zëvendësshefi i seksionit të bashkëpunimit, Alessandro Bianciard ka thënë se të drejtat pronësore intelektuale janë të drejta të rëndësishme për Bashkimin Evropian.

“Të drejtat pronësore intelektuale janë të drejta të rëndësishme në dhe për Bashkimin Evropian, vlerësohen si çdo e drejtë tjetër për qytetarët e BE-së dhe jam i lumtur që po e kalojmë rëndësinë e tyre edhe këtu në Kosovë bashkë me ju. Ajo që dua të them kur them me vlerë është edhe vlerë ekonomike dhe ku industria kontribuon pothuajse në çdo qelizë të ekonomisë duke shpërblyer punën krijuese dhe zgjidhjet që e bëjnë jetën tonë më të mirë. Sa i përket vlerave ekonomike të industrisë të së drejtës së autorit në Kosovë, një studim i realizuar nga ky projekt zbuloi se ai pati kontribut në ekonomi ishte 5.2% e punësimit, 2.9% e vlerës së shtuar bruto, 8.4% e eksportit dhe 6% e importit në vend në vitin 2019. Në kontekstin rajonal, punësimi në industrinë e së drejtës së autorit në Kosovë ishte pra më i lartë se në shumë vende të rajonit”, ka thënë ai.

Zëvendësministri për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Mentor Arifaj theksoi se ky projekt ka filluar në qershor të vitit 2019 dhe ka vlerën prej 1.9 milionë euro.

“Gjatë kësaj periudhe të implementimit, jemi ballafaquar me pandeminë por janë arritur rezultate të dallueshme dhe të respektueshme dhe atë në disa komponentë. Në komponentin ligjor, në ngritjen e kapaciteteve administrative, si dhe në ngritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e pronës intelektuale. Në aspektin e infrastrukturës ligjore, Agjencia për Pronësi Industriale së bashku me ekspertët e angazhuar në kuadër të projektit ka arritur që të hartojë pesë ligje, të cilat ligje vitin e kaluar janë miratuar nga Parlamenti i Kosovës. Ndër to është Ligji për Patenta, Ligji për Topografitë e Gjysmëpërçuesve, për Dizajnin Industrial, për Mbrojtjen e Sekreteve Tregtare dhe Ligji për Markat Tregtare”, ka thënë ai.

Përfaqësuesja e Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të drejtat e përafërta, Zjarrta Osmani tha se bashkëpunimi është bërë me një qëllim të vetëm për mbrojtjen e krijimtarisë intelektuale.

“Bashkëpunimi jonë pati një qëllim të vetëm: mbrojtjen e krijimtarisë intelektuale në Kosovë. Duke qenë se Ministria e Kulturës është përgjegjëse për hartimin e legjislacionit në fushën e të drejtës së autorit dhe në krijimin e politikave për mbrojtjen e këtyre të drejtave, ne në vazhdimësi kemi pasur fatin që të jemi të përcjellë me bashkëpunime dhe përkrahje të projekteve të ndryshme të Bashkimit Evropian… Ligji për të Drejtat e Autorit është drejt finalizimit dhe në kohën e fundit për pranimin e komenteve. Por, bashkëpunimit tonë natyrisht që për krijimin e sistemit të pronësisë intelektuale në Kosovë, nuk mjafton vetëm një legjislacion i mirë, janë edhe disa komponentë të tjera”, ka theksuar ajo.

Kontrabanda me mallrat e falsifikuara është me interes për Doganën e Kosovës, tha drejtori i këtij institucioni, Agron Llugaliu. Sipas tij, kontrabanda me këto mallra lëndon interesin e qytetarëve.

“Gjatë këtij viti kemi pasur një rezultat dukshëm më të lartë se sa vitin e kaluar, e shumë më të lartë se sa vitet paraprake në fushën e konfiskimit të mallrave të falsifikuara. Përderisa vitin e kaluar kemi pasur 5.2 milionë vjedhje të mallrave të konfiskuara, sivjet deri në këtë muaj ka arritur vlerën 8.4 milionë. E ne presim që deri në fund të vitit të dyfishohet. Është shumë e rëndësishme që të gjitha institucionet, Policia, Inspektorati të kenë qasje të njëtrajtshme të këtij fenomeni”, ka vijuar Llugaliu.

Dogana e Kosovës ka qenë institucion përfitues dhe partner në zbatimin e këtij projekti.

Projekti “Mbështetje për sistemin e të drejtave të pronësisë intelektuale në Kosovë është zbatuar nga një konsorcium i organizatave të drejtuar nga organizata belge – IBF international consulting, në partneritet me partnerin nga Greqia: EPLO – European Public Law Organisation./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bulliqi premton mësim tërëditor në shkolla dhe ndërtimin e 14 çerdheve të reja në Podujevë

Bulliqi premton mësim tërëditor në shkolla dhe ndërtimin e 14 çerdheve të reja në Podujevë

Buja prezanton projektin për Lumin Sitnica në Lipjan

Buja prezanton projektin për Lumin Sitnica në Lipjan

Abdixhiku premton “projekte të prekshme” për qytetarët e Shtimes

Abdixhiku premton “projekte të prekshme” për qytetarët e Shtimes

Lladrovci: Lushtaku është udhëzuar të mos konfrontohet me mua, sepse dëmtohet PDK

Lladrovci: Lushtaku është udhëzuar të mos konfrontohet me mua, sepse dëmtohet PDK

Bulliqi thotë se Podujeva do të bëhet me park bujqësor

Bulliqi thotë se Podujeva do të bëhet me park bujqësor

Bulliqi premton mësim tërëditor në shkolla dhe ndërtimin e 14 çerdheve të reja në Podujevë

Bulliqi premton mësim tërëditor në shkolla dhe ndërtimin e 14 çerdheve të reja në Podujevë

Liverpool fiton në shtesë, Bayern dominues ndaj Chelseat e PSG-ja shkel Atalantan

Liverpool fiton në shtesë, Bayern dominues ndaj Chelseat e PSG-ja shkel Atalantan

“InfoNata” 17.09.2025

“InfoNata” 17.09.2025

Buja prezanton projektin për Lumin Sitnica në Lipjan

Buja prezanton projektin për Lumin Sitnica në Lipjan

FC Vushtrria zgjedh kryesinë e re, Rrahman Rama bëhet kryetar

FC Vushtrria zgjedh kryesinë e re, Rrahman Rama bëhet kryetar

Besa Peja shkarkon trajnerin Fisnik Papuqi

Besa Peja shkarkon trajnerin Fisnik Papuqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën