Një përleshje fizike në mes të dy grupeve në Ratkoc të Rahovecit ka çuar deri te lëndimi i pesë personave.
Prej tyre, katër persona janë liruar kurse njëri po vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
“Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, njofton PK.
Rasti është kualifikuar si ‘lëndim i rëndë trupor’.